Përderisa takime të shumta janë duke u zhvilluar për të parë mundësinë e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore të Kosovës, kryetarët e këtyre komunave thonë se puna e tyre në shërbim të qytetarëve është duke u zhvilluar normalisht.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore, Erden Atiq në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në vazhdimësi kanë takime të shumta me qytetarët e komunitetit serbë, për të dëgjuar ankesat dhe problemet e tyre.
Ai tha se puna në këtë komunë është duke shkuar në mënyrë normale dhe se nuk ka ndonjë problem.
“Po kemi takime të shpeshta me qytetarë të komunitetit serbë. Po vijnë te ne me kërkese të problemeve të tyre. Puna është duke vazhduar me tempin e vet. Qytetarët kanë ardh për t’i kryer shërbimet e tyre…dhe unë si kryetar jam duke vepruar me kabinet tim…”, tha ai, duke shtuar se aktualisht i kanë emëruar pesë drejtorë të rinj në këtë komunë.
Edhe kryetari i Komunës së Zveçanit, Iir Peci u shpreh se gjendet në Zyrën për komunitete duke u marr me agjendën ditore.
“Në zyrë të komunitetit në fshatin Kelmend, mirë po na shkon puna. Jemi përgatit për kabinet, drejtorët e drejtorive të caktuara i kemi”, ka thënë Peci.
Po ashtu edhe kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri theksoi se aktualisht është duke punuar nga Zyra për komunitet në fshatin Çabër.
Ai tha shkurt se çdo gjë po shkon normalisht. “Po kemi dal në zyrë për të punuar, çdo gjë po shkon mirë”, ka shkurt Zeqiri.
Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani sot ka takuar të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Ajo ka potencuar se zgjedhjet e reja në komunat në veri të vendit mund të organizohen në përputhje me kornizën aktuale kushtetuese e ligjore dhe në këtë kontekst, ajo shtoi se duhet të sigurohet pjesëmarrje demokratike e qytetarëve që jetojnë në këto katër komuna.
Edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, është takuar këtë të martë me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin ka diskutuar për situatën në veri.
Davenport ka thënë se e mbështesin fuqishëm thirrjen e BE-së për depërshkallëzimin e situatës si dhe mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në komunat veriore të Kosovës.
Ndërkaq, edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kanë deklaruar sot se nëse caktohet zgjedhjet e reja për katër komunat veriore, ata janë të gatshëm për të kryer detyrat e veta që dalin nga Kushtetuta e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City