Shkatërrimi i digës Nova Kahovka në jug të Ukrainës tregon brutalitetin e luftës së Rusisë në Ukrainë, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Shkatërrimi i digës Kahovka sot vë në rrezik mijëra civilë dhe shkakton dëme të mëdha në mjedis”, tha Stoltenberg në një postim në Twitter.
“Ky është një akt i egër, që tregon edhe një herë brutalitetin e luftës së Rusisë në Ukrainë”, shtoi ai.
Një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë tha se shkatërrimi i digës ishte një fazë e re e agresionit rus.
Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha se Rusia kishte kaluar nga përpjekja për të justifikuar pushtimin e saj në Ukrainë me ato që ai i quajti mite propagandistike, në shpalljen e hapur të qëllimeve të saj të vërteta — “shkatërroni Ukrainën, vrasin ukrainasit, shkatërrojnë ekonominë” dhe “strukturat e mbështetjes së jetës”.
Rusia më parë ka mohuar gjithmonë se ka shënjestruar civilët. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat ruse hodhën në erë hidrocentralin Kahovka nga brenda.
“Në orën 02:50 të natës së sotme, terroristët rusë kryen një shpërthim të brendshëm të objekteve të HEC-it Kahovska. Rreth 80 vendbanime janë në zonën e përmbytjes”, ka shkruar ai në Telegram.
Shkatërrimi i digës nuk paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për furnizimin me energji elektrike të vendit, njoftoi Ministria e Energjisë e Ukrainës.
“Shpërthimi… nuk ndikoi drejtpërdrejt në gjendjen e sistemit energjetik të vendit. Nuk ka kërcënime për stabilitetin e furnizimit me energji elektrike,” thuhet në deklaratë.
Energjia elektrike e prodhuar është e mjaftueshme për nevojat e konsumatorëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Studim i ri konfirmon se marihuana përdoret më shumë se alkooli në SHBA
Një epokë e re diplomacie – çfarë do të thotë për botën njohja e Palestinës nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia
Stacioni më i thellë i metrosë në botë gjendet në Azi – do t’ju bllokohen veshët gjatë ecjes
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251