LAJMI I FUNDIT:

Hyri për të vjedhur – hajni në Florida e heq ‘maskën’ e tij për të analizuar plaçkën e tij

Hyri për të vjedhur – hajni në Florida e heq ‘maskën’ e tij për të analizuar plaçkën e tij

Një burrë u kap nga kamerat e vëzhgimit duke grabitur një dyqan riparimi telefoni në Miami me një kuti kartoni mbi kokë, por ngriti kutinë për të parë më mirë plaçkën, duke zbuluar fytyrën e tij para kamerës.

Pasi mblodhi pamjet, pronari i dyqanit, Jeremias Berganza, e gjeti hajdutin disa orë më vonë duke pirë në një dyqan pijesh alkoolike dhe thirri policinë, e cila arrestoi atë.


Incidenti i çuditshëm ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit (sipas kohës lokale) të 3 majit, dhe hajduti fillimisht u pa duke u larguar me 19 iPhone dhe 8,000 dollarë para të gatshme – me një vlerë totale prej 15,000 dollarë, tha Berganza për NBC, shkruan Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Videoja shfaqi burrin duke veshur një kuti të bardhë mbi kokën e tij teksa tentoi të thyente një dollap xhami brenda të cilit ishin shfaqur telefonat.

Pas një tentimi të pasuksesshëm, ai pastaj mundi ta thyente pjesën e sipërme, dhe filloi që t’i fuste telefonat brenda një çante.

Për shkak të pozicionit të kamerës së vëzhgimit, nuk ishte e mundur të dallohej fytyra e tij derisa për një moment ngriti kutinë për të parë më mirë telefonat që merrte. /Telegrafi/