LAJMI I FUNDIT:

Theret me thikë një nxënës në Ferizaj

Theret me thikë një nxënës në Ferizaj

Një nxënës është therur me thikë ditën e hënë në shkollë në Ferizaj.

Policia njofton se nxënësi ka pësuar lëndime trupore në këmbë, transmeton Telegrafi.


“Ferizaj 05.06.2023 – 09:31. Raportohet se viktima mashkull kosovar nxënës i një shkolle të mesme ka pësuar lëndime trupore në këmbë nga një mjetë i prehtë thikë dyshohet të ketë shkaktuar nga i dyshuari mashkull kosovar nxënës i po të njëjtës shkollë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, sipas mjekut kujdestar jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/