LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Mbajtja e zgjedhjeve në veri ishte moment i gabuar

Haradinaj: Mbajtja e zgjedhjeve në veri ishte moment i gabuar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur kreun aktual të qeverisë si “amator vendimmarrës”.

“I pari moment është refuzimi i planit për tabela përmes të cilit do të vazhdohej një normalitet institucional…I dyti moment i gabuar është mbajtja e zgjedhjeve dhe i treti moment është kur e kanë sugjeruar se ata nuk kanë dashur të vendosin Kosovën tepër keq me thënë se nuk janë këto kryetar dhe këto nuk janë zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.


“Pra është hera e tretë kur Kurti ka shkuar ndaras nga aleatët tonë dhe kjo hera e tretë solli sanksionet, ndërprerjen e “Defender 23″”, ka thënë tutje ai.

Pajaziti për situatën në veri: Kurti hyri në zinxhir të veprimeve të gabueshme
Lexo po ashtu Pajaziti për situatën në veri: Kurti hyri në zinxhir të veprimeve të gabueshme

Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, që t’i kthehet rekomandimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të bëjë një plan me amerikanët dhe veriut t’i kthehet normaliteti.

Madje, ish-kryeministri Haradinaj e ka quajtur kreun aktual të qeverisë si “amator vendimmarrës”.

“I them Kurtit nuk ka pasur nevojë të shkonte tri herë gabim. Do t’i thoja dëgjojë amerikanët, nëse do ta nxjerrë vendin nga kaosi që e ka futur, s’ka rrugë tjetër Kurti as Kosova dhe duhet të ikë nga patriotizmat e rremë. Të kthehet sa më shpejt te amerikanët, të bëjë një plan me ta si të kthehet normaliteti në veri, dhe nuk ka rëndësi se kur japin kryetarët dorëheqje”.

“Kemi të bëjmë me amaterë. Kurti është amator vendimmarrës në sferat e sigurisë, është i paformuar për këto terma, nuk ka asnjë njohje”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori