H.M., 41-vjeçare, e martuar për 12 vjet me B.M., me të cilin kanë edhe tre fëmijë, thotë të ketë përjetuar dhunë sistematike në shtatë vjetët e fundit të martesës.
Ajo rrëfen se si për këto shtatë vjet ka përjetuar ferrin nga bashkëshorti dhe kunetërit, të cilët në vazhdimësi kanë ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj saj.
41-vjeçarja thotë se për këto vite ka duruar dhunën, duke mos i raportuar rastet secilën herë në Polici, për hir të fëmijëve. Por, dhuna të cilën ajo e përjetoi në dhjetor 2021, bëri që përfundimisht të largohet nga ajo shtëpi, ku në baza ditore e javore ishte viktimë e rrahjeve e maltretimeve të ndryshme.
Ndonëse herën e fundit, ajo mori lëndime shumë të rënda trupore, bashkëshorti, i cili akuzohej për dhunën e ushtruar ndaj saj, nuk do gjykohet asnjëherë nga sistemi i drejtësisë. E gjithë kjo, për shkak të gabimeve amatoreske të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, e cila gjatë fazës së hetimit bëri një lëshim, me pasoja të parikuperueshme.
“12 vjet e martume, dhuna 7 vite, ka fillu që 7 vjet vit pas viti, muaj pas muaji, pa ndërprerë dhunë kam pasë”, ka treguar ajo.
Viktima e dhunës në familje thotë se ishte kërcënuar edhe me vrasje.
“Dhunë të llojllojshme, kam perjetu dhunë më rrahje, dhunë me vrasje, dhunë me varr, varrin ma kanë çelë për me m’shti për se gjalli në dhe por Allahu është ai që më ka ndihmu edhe një sebep i tyre e ka çu Zoti mysafir edhe ka ardhë aty në ato momente unë kam shpëtu”, rrëfen viktima e dhunës.
Viktima tregon maltretimet e dhunën që kishte përjetuar për vite me radhë, teksa shprehet se jo secilin rast e ka paraqitur në Polici.
Ajo thotë se edhe thikën në fyte ia kanë vendosur derisa kishte abortuar në muajin e tretë të shtatzënisë.
“..kam bajtë 7 vite dhunë, një mas një. Me kanë lidhe, mi kanë lidhe kamë e duar, kam qenë shtatzëne, me kanë rrah edhe kanë fillu vëllezërit e tij, burri, se bashku edhe unë dmth kam pas dhunë psiqike, fizike, rrahje, çdo lloj maltretimi edhe kështu qe kam abortu”, ka treguar ajo.
E fatkeqësisht, viktimë e dhunës në familje nuk do ishte vetëm ajo. Kjo dhunë sipas viktimës ushtrohej edhe ndaj fëmijëve të saj.
“Edhe në fëmijë ka ndodhë, edhe fëmijën i ka maltretu, i ka rrah, shumë herë më ka leshu, 36 herë më ka leshu 36 herë fëmija kanë qenë vet, i ka marrë i ka qit në mal, i ka kthy, jam kthy unë të fëmija. D.m.th. edhe fëmija kanë përjetu dhunë psiqike, fizike prej burrit, maltretime”, ka thënë H.M
Këto raste të dhunës ndaj saj, viktima kishte vendosur t’i raportonte tek në fund 2021.
Më 26 gusht 2021, bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë mbi të. Ai kishte kapur viktimën për flokësh nga oborri dhe e kishte tërhequr deri në shtëpi.
Për këtë Prokuroria Themelore në Mitrovicë, kundër burrit të saj, kishte ngritur aktakuzë për veprën penale “dhunë në familje”. Ai e kishte pranuar fajësinë para gjykatës, duke thënë se me të dëmtuarën nuk jeton më, pasi kanë vendosur që përfundimisht të ndahen dhe se ai më nuk përben rrezik për viktimën.
Në lidhje me këtë, Gjykata Themelore në Mitrovicë, Dega në Vushtrri, më 19 prill 2022, ka nxjerrë aktgjykim me të cilin e kishte dënuar të akuzuarin me 6 muaj burgim me kusht dhe 200 euro gjobë me kusht.
Ky dënim, sipas hulumtues në Institutit të Kosovës për Drejtësi, Eranda Zeka është vendimim skandaloz.
“Kur dikush dënohet për dhunë në familje, Ligji ka paraparë mundësinë e shqiptimit të gjobës dhe të dënimit deri në 3 vite burgim. Dënimi me kusht, nuk është mundësi e pakufizuar e të pandehurit, por është mundësi e Gjykatës për individualizim të dënimit, qëllimi të cilit dënim është që të mos zbatohet dënimi për vepra të lehta penale, kur vlerësohet se tërheqja e vërejtjes me kërcënimin e dënimit është e nevojshme të ndalojë që kryesi të mos kryejë vepër penale”, ka thënë ajo.
Por sipas saj, fatkeqësisht, ky lloj i dënimi është dënimi dominues në politikën ndëshkimore në Kosovë.
“Gjetjet e IKD nga raporti i fundit tregojnë se ky lloj i dënimit është shqiptuar në 74% të rasteve. Kur shohim një numër kaq të lartë të rasteve që kanë përfunduar me dënime me kusht, atëherë ndërtohet argumenti se në këto raste nuk bëhet fjalë për specifika të rasteve, por për dukuri në vendimmarrje. Kjo dukuri, manifestohet në luftimin e dhunës në familje përmes dënimeve me kusht. Në esencën e tij, dënimi me kusht, në parim, nuk mund të supozohet si efikas dhe proporcional në parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje”, ka thënë ajo. /Betimi për Drejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë