Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci dhe i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri kanë thënë se janë të gatshëm të ushtrojnë funksionin e tyre në objektet e komunave në momentin kur të krijohet situatë e qetë dhe e sigurt.
Kryetari i Zveçanit në një prononcim për Telegrafin ka thënë se për momentin rreth objektit të komunës janë KFOR-i, të cilët janë duke ruajtur paqen dhe sigurinë.
Peci tha se në momentin që do t’i jepet mundësia për të punuar nga objekti i komunës së Zveçanit do të shkojë të punojë nga aty.
“Jam i gatshëm të punoj nga vendi im i punës. Për momentin objekti është i rrethuar dhe është KFOR-i aty. Mirëpo, në momentin që situata të qetësohet dhe të më thonë nga qeveria, unë do të jem aty për të ushtruar veprimtarinë time si kryetar i komunës”, ka thënë Peci për Telegrafin.
Edhe kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri tha për Telegrafin se është i gatshëm ta ushtrojë veprimtarin e tij në objektin e komunës në momentin që të krijohen kushtet për punë.
Ai tha se nuk dëshiron që ai dhe kabineti i tij të jenë protagonist të krijimit të situatave të dhunshme.
“Është e vërtetë që ne jemi duke punuar në zyrën komunale të komunitetit në Çabër. Vërtetë jam i gatshëm, mirëpo, nëse krijohen kushtet tamam për punë, dhe jo që ne të jemi protagonist ku prodhohet dhuna. Por, nëse nuk ka kushte nuk e shoh të arsyeshme që të shkojë me kabinetin në komunë”, ka thënë Zeqiri.
Ndërkaq, edhe sot grupe qytetarësh të komunitetit serb janë duke zhvilluar protestë të qetë afër objektit të Komunës së Zveçanit.
Ata kanë vendosur tavolina, karrige si dhe çadra për të qëndruar aty.
Ndërsa, Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka bërë njoftuan se të premten zëvendës këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që shtensionojnë situatën në veri.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se protesta më e dhunshme ka qenë më 29 maj, ku protestuesit kanë përdorur mjete eksplozive të ndryshme.
“Zveçan 29.05.2023 – 17:00. Me datën e cekur rreth 70-80 persona të dhunshëm, duke përdorur mjete eksplozive të ndryshme, armë zjarri, gurë dhe tulla betoni kanë sulmuar zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, bën të ditur Policia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje