Një hap historik: Studiuesit bëjnë zbulimin e parë në botë për endometriozën
Studiuesit në Sidnei kanë bërë një hap para në lidhje me endometriozën, që mund të ndryshojë mënyrën si trajtohet sëmundja dhe të përmirësojë shëndetin e grave që jetojnë me këtë gjendje të rëndë
Studiuesit kanë rritur indet nga çdo lloj endometriozë e njohur, duke vëzhguar ndryshimet dhe duke krahasuar se si reagojnë ndaj trajtimeve. Kjo do të thotë se studiuesit do të jenë në gjendje të ndryshojnë trajtimet dhe kurat në varësi të llojeve të ndryshme të endometriozës.
Profesori i obstetrikës dhe gjinekologjisë, Jason Abbott, tha se studimi është i krahasueshëm me studimet e bëra në trajtimin e kancerit të gjirit tre dekada më parë.
“Tridhjetë vjet më parë, ne i trajtonim të gjitha kanceret e gjirit njësoj,” tha ai. “Tani e dimë se ka shumë lloje të ndryshme të kancerit të gjirit dhe i trajtojmë ato në përputhje me rrethanat. Duke ditur llojin e endometriozës, ne do të jemi në gjendje të parashikojmë nëse një paciente ka të ngjarë të përjetojë një formë agresive, invazive të sëmundjes dhe të ofrojmë trajtim për të ruajtur fertilitetin e saj.”
Endometrioza ka të bëjë me rritjen e indeve jashtë mitrës, të cilat në fakt duhet të zhvillohen brenda saj. Këto inde nuk kanë mundësi të largohen nga trupi dhe mund të shkaktojnë dhimbje të shumta e madje edhe ndërlikime të tjera, përfshirë infertilitetin.
Simptomat e endometriozës shpesh shfaqen para moshës 30-vjeçare dhe mund të përfshijnë shkarkime të mëdha menstruale, ngërçe të dhimbshme menstruale, dhimbje gjatë ose pas seksit, dhimbje gjatë kryerjes së nevojave personale, dhimbje të barkut ose të fundshpinës si edhe vështirësi për të mbetur shtatzënë.
Endometrioza mund të shfaqet që në ciklin e parë menstrual, gjë që mund ta bëjë personin e prekur të mendojë se niveli aq i lartë i dhimbjes, është diçka normale, citon Anabel.
Një tjetër arsye përse një person mund të mos i identifikojë simptomat e endometriozës, është sepse ato janë ciklike, pra ndodhin në të njëjtën kohë me ciklin menstrual.
Mungesa e diskutimit për këtë çështje dhe turpi, bëjnë që shpesh gratë që vuajnë nga kjo gjë të mos diagnostikohen kurrë, duke e vështirësuar së tepërmi jetën e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje