Të ndërpresin sa herë flet? Ja disa shkaqe pse mund të ndodhë dhe si të reagosh
Besojmë se të gjithëve u ka ndodhur një situatë e tillë: Ti nis të flasësh dhe të tregosh një ngjarje, apo të japësh një ide në një mbledhje pune, kur dikush të ndërpret nga hiçi
Në një situatë të tillë ka gjithnjë dy zgjedhje: Të mos reagosh dhe të presësh derisa të vijë sërish radha jote për të folur, ose të reagosh dhe të vendosësh në pah sjelljen.
Veprimi i dytë mund të çojë në një sjellë pasiv-agresive dhe mund të nisë një konflikt, por është i rëndësishëm, pasi vetëm kështu mund të vendosësh barrierat e duhura dhe idetë e tua mund të merren më seriozisht.
Gjithsesi, duhet të jesh i vetëdijshëm se pse njerëzit po të ndërpresin, në mënyrë që edhe ti të reagosh në mënyrën e duhur. Disa prej arsyeve mund të jenë:
– Ajo që po thua nuk është fare interesante për personin tjetër
– Biseda lidhet me një përvojë të personit tjetër dhe do ta thotë para se ta harrojë
– Mund të jetë një simptomë e ADHD
– Të ndërpresin që t’i shtojnë elemente të tjerë idesë tënde
– Biseda është dinamike dhe po cek shumë tema njëherësh, etj.
Pra, mund të ketë shumë arsye se pse po të ndërpresin në bisedë. Sërish, adresoje fenomenin sepse, sipas Susan RoAne, autore e “What Do I Say Next?: Talking Your Way to Business and Social Success” dhe spikere: “Nëse nuk themi asgjë, e miratojmë sjelljen në fjalë, si dhe e ndrydhim veten që të heshtim”.
Ka shumë mënyra se si mund ta adresosh dukurinë dhe më e mira është në mënyrë të drejtpërdrejtë, me qetësi, edukatë dhe kontakt me sy me personin që të ndërpret. Shmang kërkesën e lejes dhe në vend që të thuash: “A mund të vazhdoj?”, thuaj: “Dua të mbaroj mendimin time” dhe këtë bëj, citon Anabel.
Disa shprehje të tjera mund të jenë:
– “Më lejo të vazhdoj, të lutem”.
– “Interesante, por dua të them mendimin tim”.
– “Ok”. (Kalo tek tema jote)
– “Më ke ndërprerë disa herë. Të lutem, mos e bëj më!”.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTest i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë
Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe