LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Kosova po humb aleatët dhe sovranitetin si pasojë e Kurtit

Abdixhiku: Kosova po humb aleatët dhe sovranitetin si pasojë e Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti për situatën në veri.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit, tha se Kosova ka gjasa të humb aleatët dhe sovranitetin si pasojë e politikës së gabuar të kryeministrit Kurti.

Sipas tij, Kosova ka përfunduar e përballur me tension dhe paaftësi për të ushtruar detyrat bazike kushtetuese të kryetarëve të zgjedhur.


“Në një situatë të pamenduar më parë të paprecedent dhe të rrallë, Kosova ende vazhdon të sulmohet prej bandave, ndërsa kryeministri i Kosovës është në sulm fatkeq ndaj miqve dhe aleatëve tanë ndërkombëtar.

Si rrjedhojë Kosova ka përfunduar e përballur me tension dhe paaftësi për të ushtruar detyrat bazike kushtetuese të kryetarëve të zgjedhur në mënyrë demokratike në veri, por ka përfunduar edhe me dënim, sanksione dhe penalizm ndërkombëtar në përmasa të papara ndonjëherë më parë.

Zhvillimet në veri - gjithçka nga seanca dhe përplasjet ndërmjet kryeministrit Kurti dhe deputetëve opozitarë
Lexo po ashtu Zhvillimet në veri - gjithçka nga seanca dhe përplasjet ndërmjet kryeministrit Kurti dhe deputetëve opozitarë

Këto reagime të sekretarit Blinken, të Bashkimit Evropian, të NATO-s dhe shteteve më mike të Kosovës kundër shtetit tonë në një kauzë të drejt janë si pasojë e keqveprimeve diplomatike dhe strategjike të një njeriu të vetëm, atij që sot e mban postin e kryeministrit të Kosovës…Jo vetëm pa aleatë, por edhe me aleatë kundër nesh, vendi ynë nuk ka gjasë të shtrojë as sovranitetin, as integritetin dhe as stabilitetin. Vendi ynë ka gjasë të humbasë aleatët edhe sovranitetin. Këtë rrugë po na dërgon Albin Kurti sot. Edhe pa aleatë edhe pa sovranitet”, tha ai. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori