Përkatësia etnike në certifikatat e lindjes në RMV, për të shmangur deklarimet e rreme
Certifikatat e lindjes, të martesës dhe ato të vdekjes do të përmbajnë edhe përkatësinë etnike të shtetasve të Maqedonisë së Veriut.
Udhëzimi i ri me përmbajtjen etnike të dokumenteve të librit amë është nënshkruar, të hënën nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.
Ky vendim është marrë për të shmangur keqpërdorimet mbi bazën etnike gjatë konkurseve për punësime në institucionet shtetërore dhe publike.
Gjatë konkurseve për punësime që shpallen nga ministritë, drejtoritë, agjencitë shtetërore, fondet e ndërmarrjet tjera, aplikohet një mekanizëm elektronik i njohur si “balancues”, i cili përcakton se ata që punësohen cilës bashkësi etnike duhet t’i përkasin.
Kjo procedurë ka nisur të aplikohet që në vitin 2016 dhe në bazë të kësaj, çdo institucion obligohet që gjatë punësimeve, të respektojë përfaqësimin e drejtë e adekuat të të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.
“Përkatësia etnike do të shkruhet në certifikatat e lindjes, të kurorëzimit dhe të vdekjes. Ky mekanizëm vendoset për të shmangur keqpërdorimet gjatë punësimit. Risi në këtë vendim është se gjuha shqipe është e barabartë edhe në kolona, e jo siç ka qenë deri tani poshtë gjuhës maqedonase”, thuhet në vendimin e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, dërguar Radios Evropa e Lirë.
Vendimi për certifikatat e lindjes hyn në fuqi tetë ditë pas publikimit në gazetën zyrtare, ndërsa ato për martesën dhe vdekjen nga 1 janari i vitit 2024.
Denoncime për deklarimin e rremë të përkatësisë etnike ka pasur thuajse pas çdo konkursi për punësime të shpallura nga institucionet shtetërore.
Së fundi, në qytetin e Kumanovës, më 10 maj, në një konkurs në sektorët e infrastrukturës, trafikut, kulturës, menaxhimit me krizat dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, që të tetë personat e pranuar në punë janë maqedonas, por që ishin deklaruar si shqiptarë në paraqitjet në konkurs.
Për këto vende pune kërkoheshin persona me përkatësi etnike shqiptare.
Deklarimet e rreme të përkatësisë etnike, kohë më parë i ka konfirmuar edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke theksuar nevojën e gjetjes së mënyrave për t’i shmangur keqpërdorimet.
“Të gjithë jemi dëshmitarë se shumë shpesh ndodh që njerëzit, jo një herë, por shumë herë të ndryshojnë përkatësinë e tyre etnike gjatë konkurseve me qëllimin e vetëm që të sigurojnë një vend pune. Ne nuk mund të themi se këtu kemi shkelje ligjore pasi ne nuk kemi një dokument mbi përkatësinë etnike të qytetarëve, por më shumë kemi të bëjmë me shkelje të parimeve etike, andaj edhe duhet të ndërmerren masa”, ka deklaruar Kovaçevski.
Manipulimet e këtilla i bëjnë të dyshimta shifrat e përfaqësimit të drejtë etnik që publikon çdo vit nga Avokati i Popullit, e të cilat tregojnë rritje të vazhdueshme të punësimit të shqiptarëve, turqve, romëve dhe etniteteve nëpër institucionet shtetërore.
Të dhënat e Entit të Statistikës në Maqedoninë e Veriut tregojnë nga rreth 133 mijë të punësuar në institucionet në nivel shtetëror dhe lokal, 84 mijë janë maqedonas dhe mbi 23 mijë shqiptarë, ndërsa të tjerët janë pjesëtarë të bashkësive tjera etnike.
Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i pjesëtarëve të bashkësive etnike, ka filluar të aplikohet që nga viti 2001 bazuar në Marrëveshjen e Ohrit, që i kishte dhënë fund konfliktit të armatosur mes forcave të sigurimit dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), e cila kërkonte të drejta dhe barazi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë