LAJMI I FUNDIT:

Veturave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës u vendosen mbishkrime dhe flamuj serbë

Veturave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës u vendosen mbishkrime dhe flamuj serbë

Serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në veri, ndërsa grupe të ndryshme po bëjnë edhe disa veprime provokuese ndaj Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan por edhe ndaj veturave tjera. 

Këto grupe kanë vendosur  mbishkruar në automjetet e KFOR-it disa simbole të tyre si dhe kanë vendosur një flamur të Serbisë mbi veturën e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Më herët ata kanë tentuar dhunshëm të hyjnë në Komunën e Zveçanit, ndërsa kanë refuzuar thirrjes së NATO-s që të shpërndahet masa.


Pas situatës në veri, kryetarët e rinj në takim me ambasadorin Hovenier
Lexo po ashtu Pas situatës në veri, kryetarët e rinj në takim me ambasadorin Hovenier

Policia e Kosovës më herët ka njoftuar se ka ndërhyrë në Zveçan, pasi protestuesit kanë bërë veprime të dhunshme, ndërsa KFOR-i përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka shtuar praninë në komunat veriore.

“Mëngjesin e sotëm, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në zonë. Qëllimi i pranisë së KFOR-it është të sigurojë një mjedis të sigurtdhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin tensionet ose të shkaktojnë përshkallëzim”, njofton KFOR

Tensione në veri ka pasur që nga dita kur kryetarët e rinj   kanë pranuar zyrtarisht detyrën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën

Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën

Lajme
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

Kronika e Zezë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Kalo në kategori