LAJMI I FUNDIT:

Pas përfundimit të BBVA, Efi Dhedhes tregon se nuk është takuar akoma me Luizin e Kiarën

Pas përfundimit të BBVA, Efi Dhedhes tregon se nuk është takuar akoma me Luizin e Kiarën

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania 2, Efi Dhedhes, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”.

Ajo është pyetur se si është tani raporti i saj me Kiarën e Luizin pas përfundimit të formatit.

Efi është shprehur se çifti kanë angazhime dhe është e gatshme t’iu japë gjithë kohën e botës nëse ata e kanë të nevojshme që të reflektojnë dhe më pas të flasin.


Foto: Screenshot/YouTube

“Nëse Luizi është i zënë me angazhime të ndryshme, madje e kemi parë edhe në ture jashtë Shqipërisë. Kiara nuk është edhe aq e zënë. A je takuar me të?”, i është drejtuar moderatorja Erjona Rusi, Efit.

“Jo, me Kiarën nuk jam takuar. Njerëzit kanë nevojë për kohën e tyre dhe unë jam e gatshme t’iu japë sa kohë të duan. Është diçka që nuk më shqetëson. E di që përsëri është shumë herët për të folur për këtë pjesë. E di që janë të angazhuar, megjithëse Luizi më tepër se Kiara. Kështu që iu duhet kohë dhe kanë gjithë kohën e botës”, u përgjigj në anën tjetër Dhedhes.

Efi Dhedhes për kohën pas përfundimit të Big Brother: Tani qetësi truri, kam shumë nevojë që të qetësohem
Lexo po ashtu Efi Dhedhes për kohën pas përfundimit të Big Brother: Tani qetësi truri, kam shumë nevojë që të qetësohem

Efi vlen të ceket se ka qenë në mesin e finalistëve dhe ka arritur të fitojë plot 10 mijë euro. /Telegrafi/