LAJMI I FUNDIT:

Mira Murati befason shqiptarët, lanson aplikacionin e ChatGPT-së për përdoruesit iOS në Shqipëri si dhe në disa vende të tjera

Mira Murati befason shqiptarët, lanson aplikacionin e ChatGPT-së për përdoruesit iOS në Shqipëri si dhe në disa vende të tjera

Shefja shqiptare e Teknologjisë në kompaninë OpenAI, Mira Murati, ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se aplikacioni i ChatGPT-s për iOS tani është i disponueshëm në një sërë vendesh të tjera përfshirë Shqipërinë.


Ditë më parë, ajo njoftoi se ky aplikacion për përdoruesit iOS është lansuar në SHBA, transmeton Telegrafi.

Tani, aplikacioni i këtij chatboti për përdoruesit iOS është lansuar në Shqipëri, Kroaci, Francë, Gjermani, Irlandë, Xhamajkë, Kore të Jugut, Zelandë të Re, Nicaragua, Nigeri dhe në Mbretëri të Bashkuar.

Siç njoftoi Murati ditë më parë, aplikacioni pritet të vijë edhe për përdoruesit android.

Chatboti me Inteligjencë Artificiale, ChatGPT i kompanisë OpenAI, ka fituar mjaft popullaritet tek përdoruesit nëpër botë, që kur u lansua muaj më parë.

ChatGPT mund të kthejë përgjigje të ngjashme me atë të njeriut, dhe mund të shërbejë si mjet për detyra të shumta e një ndër to edhe për kodim. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi

Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Kalo në kategori