Anwar Hadid doli në New York City të hënën – disa orë pasi postoi një sërë mesazhesh shqetësuese në Instagram, pak kohë pasi ish-e dashura e tij, Dua Lipa, e bëri publike lidhjen e saj të re me regjisorin Romain Gavras.
Artistja shqiptare dhe regjisori francez bënë debutimin e tyre si çift në tapetin e kuq, në Festivalin e 76-të Vjetor të Filmit në Kanë të premten, shkruan DailyMail.
Anwar, 23 vjeç, i cili nuk specifikoi se për kë e kishte postimin, shkroi në mbishkrimin e një ‘selfie’ të zymtë me mesazhin shqetësues: “Po përpiqem të mos e gjejë dhe vras atyë”, përpara se të vazhdonte të postonte më shumë mesazhe të errëta në InstaStory.
Vëllai më i vogël i motrave modele Gigi dhe Bella Hadid dukej i zymtë teksa pinte një cigare dhe ecte rrugës i shoqëruar nga një mik.
Ai kishte veshur dy bluza, pantallona të shkurtra dhe atlete, të cilët i theksonin këmbët e tij me tatuazh ndërsa ecte.
Të dielën, modeli shkroi gjithashtu në Twitter: “Nuk mund të marr frymë”, duke shqetësuar kështu ndjekësit e tij.
Ai postoi gjithashtu një sërë imazhesh që thjesht tregonin terrenin, duke shkruar: “E urrej mënyrën se si thua emrin tim” dhe një mesazh me një fjalë “Përshëndetje”.
Midis një mori përgjigjesh, një treshe fansash shkruan: “Ai është i fiksuar… çfarë po ndodh me të? Çfarë dëshiron ai prej saj”, me të tjerët që pyesin se për kë ishin postime thumbuese.
Marrëdhënia dyvjeçare e Anwarit me këngëtaren nga Kosova përfundoi në vitin 2021, pasi tabloidi britanik The Sun raportoi se dyshja kishin një ‘krizë’ sepse po ‘udhëtonin shumë’ dhe po qëndronin në distancë nga njëri-tjetri.
Në mars, burimet pohuan se Lipa dhe Gavras – të cilët dukeshin më të dashuruar se kurrë të dielën në Kanë – kanë qenë duke u njohur me njëri-tjetrin për muaj të tërë.
Një burim i tha The Sun: “Dua dhe Romain janë njohur në heshtje për disa muaj. Ata kanë shijuar kalimin e kohës së bashku. Dyshja takuan rrethet e ngushta të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta”.
“Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues”.
Çifti i ri ishte parë më parë duke dalë bashkë pas festës vjetore të çmimeve BAFTA në Chiltern Firehouse në Londër. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit