Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës dalëngadalë është duke u rikthyer situata normale, pas dorëheqjes së gjyqtarëve serbë. Lëndët, sipas avokatëve po trajtohen pa vonesa dhe këtë sipas tyre e ka bërë të mundur transferimi i dhjetëra lëndëve në gjykatat e tjera. Mirëpo, situatë më e rënduar vazhdon të jetë në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.
Tek tetë muaj pas dorëheqjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka nisur të rikthehet normaliteti.
Transferimi i lëndëve në gjykata të tjera, e ka lehtësuar punën dhe tani rastet po trajtohen me më pak vonesa.
Këtë e konfirmon edhe Haxhi Millaku, avokat që ka shpesh punë në këtë gjykatë.
“Kur them po ja dalin, jam bukur i fascinuar me punën e gjyqtarëve që i kanë deleguar edhe nga gjykatat e tjera… Rastet që unë i kam nuk janë prolonguar, por përkundrazi kanë funksionuar shumë shpejtë dhe kanë reaguar në rrethanat që i kanë”, ka thënë Millaku.
Përvojë të mirë ka pasur edhe avokati tjetër Florim Shefqeti.
“Gjyqtari që ka qenë serb, për disa prej të pandehurve kishte vendosur lidhur me kërkesën për hudhje të aktakuzës, ndërsa kishte mbetur në gjysmë pa vendosur për rastin tjetër. Ka të bëjë me trafikimin me migrantë. Dhe pjesë të tjera që kanë mbetur të pavendosura janë vendosur nga gjyqtarë shqiptarë pastaj në gjykatat që është bërë delegimi”, ka thënë Shefqeti.
Me më shumë probleme për shkak të dorëheqjes së serbëve, është duke pasur Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
Kryeprokurori Ismet Ujkani e ka konfirmuar përmes telefonit për Dukagjinin, se deri tash Këshilli Prokurorial ka marrë vendim për transferimin e dy prokurorëve në Mitrovicë.
Një nga ta ka nisur punën sot, kurse tjetri do të filloj më 5 qershor.
Dy Këshillat, ai Prokurorial dhe Gjyqësor, deri në ditën e publikimit të kronikës nuk kanë kthyer përgjigje./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje