LAJMI I FUNDIT:

S’ka kuorum për votimin e Projektligjit për Shëndetin Riprodhues

S’ka kuorum për votimin e Projektligjit për Shëndetin Riprodhues

Parlamenti i Kosovës ka dështuar të votojë dy projektligje në seancën e sotme plenare. Vetëm 59 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor, ndërkaq kuorum nuk ka pasur as për votimin e Projektligjit për Minierat dhe Mineralet.

80 deputetë kanë qenë të pranishëm në sallë gjatë votimit në parim të Projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor.


Vetëm 59 deputetë kanë marrë pjesë në votim. Konsideroj që ky projektligj nuk e ka kuorumin e mjaftueshëm. Kjo bartet në seancën e radhës kur nuk ka kuorum”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Vota të mjaftueshme nuk ka pasur as për Projektligjin për Minierat dhe Mineralet, ku vetëm 57 deputetë kanë marrë pjesë në votim.

Në seancën e sotme plenare është vendosur që debati për Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë të bartet në ditën e nesërme. /Kp/Telegrafi/