LAJMI I FUNDIT:

Parqet Kombëtare, vlerë e rrallë e trashëgimisë natyrore të Kosovës

Parqet Kombëtare, vlerë e rrallë e trashëgimisë natyrore të Kosovës

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), në bashkëpunim me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë (Swedish EPA) përmes projektit të mbështetur nga Ambasada Suedeze në Prishtinë, ka lansuar fushatën e fokusuar në ngritjen e vetëdijes për zonat e mbrojtura të Kosovës dhe në veçanti për parqet kombëtare.

Siç njofton Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kjo nismë synon të vë në pah rëndësinë që ka mbrojtja e këtyre thesareve natyrore dhe të ofrojë të dhëna dhe fakte për këto vlera të mbrojtura të natyrës.

“Kosova është një vend me peizazhe dhe ekosistemeve të jashtëzakonshme që përfshin male, pyje, lumenj dhe liqene madhështore, me një biodiversitet që meriton vëmendje dhe përkujdesje. Zonat e mbrojtura të natyrës në Kosovë janë habitate të një numri të madh të llojeve të florës dhe faunës, dhe përfaqësojnë trashëgimi natyrore me vlera unike. Parqet kombëtare përfaqësojnë ekosistemet më të çmuara të natyrës sonë dhe kanë nivelin më të lartë të mbrojtjes (kategoria II sipas IUCN)”, thuhet në njoftim.


Përmes kësaj fushate, MMPH synon të rrisë vetëdijesimin mbi rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së parqeve tona kombëtare.

“Duke ofruar fakte, të dhëna dhe informata mbi ekosistemet e rralla të parqeve kombëtare të Kosovës, dhe llojet e rralla bimore dhe shtazore që janë pjesë e këtyre habitateve, ne dëshirojmë të vëmë në dukje se sa të rëndësishme dhe sa të vlefshme janë këto zona.

Është përgjegjësia jonë kolektive të ruajmë bukurinë natyrore të Kosovës për brezat e ardhshëm. Duke mbrojtur parqet tona kombëtare, ne jo vetëm mbrojmë biodiversitetin tonë, por gjithashtu ruajmë trashëgiminë tonë kulturore dhe sigurojmë mirëqenien e brezave të ardhshëm”, thuhet në raport.

Fushata ka filluar më 22 maj me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të Biodivesritetit dhe do të vazhdojë me 24 maj ku do të shënohet Dita Evropiane të Parqeve, me një sërë aktivitetesh në zonën e Prevallës në Parkun Kombëtar Sharri.

Me pastaj fushata do të vazhdojë edhe gjatë muajve të verës edhe me aktivitete tjera përfshirë edhe rrjetet sociale, dhe do të përfundojë në muajin gusht.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Përplasjet për doracakët

Përplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre

Lajme
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona

KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona

Arsim
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori