LAJMI I FUNDIT:

I mbijetuari i masakrës në Burgun e Dubravës: Përveç gardianëve, mbi ne gjuanin edhe të burgosurit serbë

I mbijetuari i masakrës në Burgun e Dubravës: Përveç gardianëve, mbi ne gjuanin edhe të burgosurit serbë

I mbijetuari i Masakrës së Burgut të Dubravës, Demë Ramosaj, ka deklaruar se përveç gardianëve serbë që gjuanin me armë në drejtim të të burgosurve në Burgun e Dubravës, ishin edhe të burgosurit serbë që ishin veshur me uniformë dhe po ndihmonin në krim.

Ramosaj ka thënë se edhe të burgosurit serbë kanë gjuajtur me armë në drejtim të shqiptarëve të burgosur.

“Prej se ka ngjarë kjo e deri më sot, çdo familjar edhe ne që jemi të mbijetuar kemi emocione të ndryshme dhe ndjejmë dhimbje të mëdha. Përveç gardianëve serbë që kanë gjuajtur mbi ne, kanë qenë edhe të burgosurit ordinerë serbë e nacionaliteteve të tjera që i kanë veshur me uniformë dhe na kanë gjuajtur”, ka thënë ai.


“Çdo tjetër i mbijetuar  i Masakrës së Dubravës secili ka çka të rrëfejë rrezikun që e ka pasur për jetë. Çka kemi parë ne, kemi parë tmerr.  Neve na kanë zgjedh prej burgjeve të tjera të Kosovës e na kanë dërguar në burgje të  tjera, na kanë dërguar në Dubravë, aty dihet pse na kanë dërguar, për ta bërë masakrën ashtu siç e kanë planifikuar. Kemi qenë shumë të shtypur, të rrahur, e të maltretuar por megjithatë si dëshirë e jona kur ka bombarduar NATO-ja për herë të parë ka qenë data 19 maj në pavijonin C, ku janë plagosur 3-4 veta, aty kanë qenë të burgosurit të padënuar me aktakuza”,  deklaroi ai.

Ramosaj është shprehur i bindur se të gjitha ndodhitë në atë burg, i ka të freskëta edhe tash pas 24 vjetëve.

“Në drejtim timin, unë kam qenë në pusetë. I kam të freskëta të gjitha, Më datën 19, masakra ka filluar dhe ka përfunduar më 24, ndërsa me datën 24 na kanë dërguar për Lipjan. Masakra që është bërë brenda, është bërë në çdo vend”.

“Me datën 21, prej mëngjesit deri në mbrëmje ka pasur të shtëna e bombardimeve të NATO-s, me datën 22 na është bërë masakra, na kanë thirr se na i hapëm dyert kur bombardoi NATO-ja por u frikësuan edhe gardianët, dhe njëri prej tyre na hapi hyrjen dhe dolëm në oborr të pavijonit”.

Ai thotë se kishin insistuar që të lirohen edhe të burgosurit nga dy pavijonet e tjerë.

“Ne kemi insistuar të hapen edhe dy pavijonet e tjera, pavijoni C dhe grupi i Gjakovës, ky i fundit nuk kanë pranuar të dalin fare ndërsa tjetri pavijon dolën. Për me ia lënë fajin NATO-s ata filluan ta bënin masakrën në të gjitha vrimat. Jemi afruar në pistën ku na thanë afrohuni, menjëherë sa jemi bërë rresht mirë, menjëherë kanë filluar të shtëna te tyre me të gjitha llojet e armëve, grupi i parë rreshti i parë të gjithë ata kush kanë vdek e kush plagos, nja 10 minuta kanë zgjatur të shtënat”.

“Shumica jemi shtrirë për tokë, ndërkohë janë ndalë ato, edhe prapë një shok tha të ikim tash, në atë ikje kanë gjuajtur sërish. Ne jemi shpërndarë nëpër nxemje qendrore, puseta. Të gjitha pusetat në Burgun e Dubravës ishin të mbushura”, shtoi më tej ai.

Janë shënuar 24 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës, njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i Sllobodan Millosheviq.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori