LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive, Hovenier: Presim që kryetarët e rinj të komunave të marrin një rol teknik dhe jo politik- çdo aktivitet kriminal ndaj tyre do të përballet me dënim të ashpër nga SHBA-të

Ekskluzive, Hovenier: Presim që kryetarët e rinj të komunave të marrin një rol teknik dhe jo politik- çdo aktivitet kriminal ndaj tyre do të përballet me dënim të ashpër nga SHBA-të
Foto: Arkiv

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka folur për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, pak para se të marrin zyrtarisht detyrën e tyre katër kryetarët e rinj të zgjedhur.

Në këtë intervistë diplomati amerikan ka folur për rëndësinë e zgjedhjeve në Mitrovicë të veriut, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, për pjesëmarrjen e ulët të qytetareve, por edhe për atë se çka presin Shtetet e Bashkuara në të ardhmen.

Ai ka thënë se “zgjedhjet e mbajtura më 23 prill ishin konform ligjeve të Kosovës të mandatuara me Kushtetutë”.


“Duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët, ne do të prisnim që kryetarët e sapo zgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale të merrnin një rol teknik dhe jo politik’, ka thënë ambasadori amerikan për Telegrafin në këtë intervistë ekskluzive.

Sipas tij, çdo aktivitet kriminal që synon të përmbysë këta zyrtarë në kryerjen e përgjegjësive të tyre ligjore do të përballet me dënim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët.

Intervista e plotë:

Telegrafi: Kryetarët e ri të zgjedhur në katër komunat veriore pritet të marrin zyrtarisht detyrën, si e komenton Ambasada Amerikane këtë?

Ambasadori Hovenier: Për të qenë plotësisht përfaqësues, demokracia mbështetet në pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje të lira dhe të ndershme; ne gjithmonë shpresojmë të shohim pjesëmarrjen më të fuqishme të votuesve.

Siç e kemi vërejtur, zgjedhjet e mbajtura më 23 prill ishin konform ligjeve të Kosovës të mandatuara me Kushtetutë.

Nga këndvështrimi politik, megjithatë, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët, ne do të prisnim që kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale të merrnin një rol teknik dhe jo politik, duke njohur kushtet e pazakonta në të cilat ata u zgjodhën. Ne vazhdojmë t’i inkurajojmë ata që të jenë të përgjegjshëm ndaj nevojave të të gjithë zgjedhësve të tyre.

Të gjitha palët duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe përmbajtje dhe të minimizojnë pikat e mundshme të tensionit. Ne absolutisht nuk mbështesim asnjë përdorim të forcës që mund të rezultojë në tensione të shtuara ose në konflikt të dhunshëm.

Zyrtarët e zgjedhur duhet të hyjnë vetëm në ndërtesat ku janë të mirëpritur. Vendndodhja brenda komunës në të cilën zyrtarët e zgjedhur bëjnë betimin në ceremoni nuk ndikon në statusin e tyre si zyrtar i zgjedhur.

Telegrafi: A mendoni se kryetarët e rinj mund të pengohen nga grupe ilegale dhe kriminale në pjesën veriore të vendit?

Ambasadori Hovenier: Çdo aktivitet kriminal që synon të përmbysë këta zyrtarë në kryerjen e përgjegjësive të tyre ligjore do të përballet me dënim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar.

Telegrafi: A mund të sjellë kjo tensione të reja që mund të ndikoj në dialogun Kosovë-Serbi, të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian?

Ambasadori Hovenier: Për të ritheksuar, pritshmëria jonë është që të gjitha partitë – veçanërisht zyrtarët e zgjedhur – të veprojnë në mënyrë që të ulin tensionet, veçanërisht në kohën e rrethanave të ndjeshme në veri të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori