LAJMI I FUNDIT:

MPJ Maqedoni thirrje publike për diasporën për përfshirje në projektin “MKARTA”

MPJ Maqedoni thirrje publike për diasporën për përfshirje në projektin “MKARTA”

Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur thirrje publike për qytetarët që jetojnë në diasporë, e të cilët janë të interesuar të jenë pjesë e projektit “MKARTA”, nëpërmjet së cilës do t’u lehtësohet hyrja në RMV.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut fton të gjithë të interesuarit, pjesëtarë të diasporës, të cilët janë të interesuar të jenë pjesë e projektit MKARTA, të dorëzojnë biografi të shkurtër dhe letër motivuese në e-mailin diasporadesk@mfa.gov.mk me titull MKARTA, më së voni deri më 1.6.2023”, thonë nga MPJ.

Më tej shtojnë se të gjitha aplikacionet e dërguara pas afatit do të merren parasysh gjatë përzgjedhjes së ardhshme.


Projekti MKARTA është konceptuar si një rrjet më i gjerë që do të përfshihej në rrjedhat shoqërore në RMV dhe u prezantua në maj 2021.

“Me këtë thirrje, Ministria e Punëve të Jashtme planifikon të zgjerojë listën e personave të dalluar nga diaspora, të cilët kanë dhënë “kontribut të veçantë në përmirësimin e marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me diasporën apo shtetin në të cilin jetojnë, për përmirësimin e reputacionit ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose janë ndërkombëtarisht të njohur dhe profesionistë të njohur në fushën e tyre””, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ndryshe, qytetarët që posedojnë “MKARTËN” do të kenë hyrje të lehtësuar në RMV. Pas prezantimit të projektit, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, tha se bartësit e kësaj karte nuk do të kenë privilegje të diplomatëve. Ai deklroi se ambasadat e RMV-së do t’i identifikojnë këta persona dhe do t’ia propozojnë ministrisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori