LAJMI I FUNDIT:

MONUMENTUM AERE, ETC.

MONUMENTUM AERE, ETC.

Poezi nga: Ezra Pound
Përktheu: Fadil Bajraj

Thoni se jam tepër i vetëdijshëm,
Se në petk të krenarisë po kapardisem.


Në vitet e ardhshme askush s’do ta kujtojë buffon,
Askush s’do t’i përmendë pjesët e mia të parëndësishme,
Do të zhduken hollësitë qesharake.
E sa u përket juve, në dhe do të kalbeni,
Dhe është pikëpyetje se a do të jetë kalbësira e juaj aq e begatshme

Që mbi varr barin
T’ua rrisë.