Capello: Intensiteti i Interit mund të krijojë probleme në finalen e Ligës së Kampionëve
Fabio Capello zbuloi se çfarë do t’i thoshte skuadrës së Milanit pas humbjes së tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe mendon se Interi do të jetë një rrezik i madh në finale.
Nerazzurrët siguruan një fitore 2-0 ndaj rivalëve të tyre lokal në ndeshjen e parë të gjysmëfinales, me golat e Edin Dzeko dhe Hakan Calhanoglu në 11 minutat e parë duke lejuar skuadrën e Simone Inzaghit të kontrollonte dhe mbyllte ndeshjen në San Siro.
Ishte një rezultat tepër zhgënjyes dhe i dhimbshëm për Milanin, i cili tani duhet të punojë shumë për të kapërcyer deficitin prej dy golave në ndeshjen e dytë javën e ardhshme. Interi, nga ana tjetër, do të ndihet edhe më i sigurt dhe ka të ngjarë të ketë një sy në finale, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.
Duke folur në studiot e Sky Sports Italia, Capello fillimisht diskutoi se si do të fliste me skuadrën e Milanit pas humbjes dhe punës me Interin në ndeshje.
“Unë do t’u thosha lojtarëve të Milanit se ne e bëmë gabim ndeshjen e parë, se ata nuk duhet të mendojnë më për këtë, por të kujtojnë gabimet që bënë në ndeshjen e kthimit. Në pjesën e parë pati disa gabime të mëdha”, ka thënë fillimisht Capello.
“Nëse do të isha Inzaghi, do ta përgëzoja ekipin veçanërisht për pjesën e parë, ata e kthyen mirë topin dhe shënuan. Pastaj në pjesën e dytë ata u ulën paksa”.
Më pas ai u pyet për ndeshjen e dytë mes dy klubeve milaneze dhe çfarë mund të bëjë Interi në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Është shumë afër për Interin, nëse luan me këtë intensitet, mund të krijojë probleme edhe për kundërshtarin eventual në finale”.
“Nëse Milani gjithmonë fillon keq, do të thotë se Pioli nuk mund të gjejë kundërmasat ose ndoshta janë karakteristikat e skuadrës, me mesfushën që nuk ka mundur kurrë të gjejë masat”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMilani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'