Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati ka thënë se duhet përshpejtuar ngritja e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës.
Sipas Kastratit, blerja e dronëve Bayraktar dhe pajisjeve tjera nga Ministria e Mbrojtjes është e paraparë me ligjin për trancizion të FSK-së në ushtri.
Kastrati në në prononcim për Telegrafin, ka folur rreth tranzicionit të FSK-së në ushtri dhe furnizimit me dronët Bayraktar.
“Blerja e dronëve që ka bërë Ministria e Mbrojtjes, blerja e makinave të ndryshme që janë paraparë sipas ligjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ligjet që janë miratur në vitin 2018 kur ka ndodhë tranzicioni i FSK-së në Ushtri janë shumë normale dhe kjo është paraparë të ndodhë në planin dinamik të zhvillimit të operacioneve dhe kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës. Dhe këto nuk janë asgjë të reja, madje unë shumë herë kam thënë që duhet të përshpejtohet ngritja e kapaciteteve dhe ngritja e avancimit të blerjeve tjera që janë të parapara me ligj”, ka pohuar Kastrati.
Ai ka thënë se Ushtria e Kosovës duhet të ketë pajisjet më modern që të jenë të ndërveprueshme me KFOR-in dhe NATO-n.
“Ushtria e Kosovës tashmë po merr pjesë në ushtrimet e NATO-s, siç është “Defender Europe” 2023 dhe ushtrime tjera paqeruajtëse nëpër botë dhe misione të ndryshme, dhe normal që ushtria duhet të pajiset me armatim dhe me pajiset më modern që të jenë të ndërveprueshme me KFOR-in dhe me NATO-n në përgjithësi. Për këtë arsye, Ushtria e Kosovës është ushtri e cila synon të jetë në NATO dhe duhet të këtë të gjithë armatimin, qoftë dronët, helikopterë, etj”, ka deklaruar ai.
Kastrati ka theksuar se “plani dinamik i zhvillimit të Ushtrisë është 10 vjeçar dhe që nga 2018 e deri tani ka kaluar gjysma e afatit kohor të planit dhe tash në çdo ditë do të presim që Ushtria e Kosovës të furnizohet me armë më të avancuara”.
Gjithashtu, ai ka thënë se ushtarët duhet të jenë të trajnuar për përdorimin e çdo arme të re që pajiset FSK.
“Çdo fabrikë e cila i shet armë Kosovës është praktikë që të bëjë edhe trajnimin e pjesëtarëve se si t’i përdor ato armë. Në këtë rast edhe për dronë, unë jam shumë i bindur që fabrika e cila prodhon Bayraktar ka përsipër edhe ka në kontratë që edhe njerëzve që manipulojnë këto fluturake duhet të trajtohen, çdo armë që blihet, dërgohen ushtarë që të kryejnë trajnimet e duhura se si të përdoren”, tha ndër tjera ai.
Sa i përket hapësirës ajrore që në Kosovë e kontrollon NATO, Kastrati tha se Ministria e Mbrojtjes duhet të ketë veprimet në koordinim me KFOR-in.
“Për fluturimin e dronëve do të duhej Ministria e Mbrojtjes që më NATO-n të merren vesh për shkak që NATO kontrollon hapësirën ajrore të Kosovës, normal që këto do të duhej të jenë në koordinim me KFOR”, theksoi ai.
Para disa ditësh, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka deklaruar për Telegrafin se janë duke punuar për avancimin e ushtrisë në nivelin e NATO-s.
“Për këtë është duke u punuar pandërprerë, ngase synimi ynë është avancimi i ushtrisë në nivelin e standardeve të NATO-s”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndryshe, dronët inteligjentë janë sulmues pa pilotë, që kontrollohen nga një bazë tokësore.
Dronët Bayraktar, TB2, hyjnë në mesin e armëve që kanë qëndrueshmëri të gjatë në lartësi të mesme (MALE), me rekord fluturimi deri në 27 orë e 3 minuta dhe përveç sulmeve të armatosura kanë për funksione kryesore misionet e inteligjencës, vëzhgimin dhe zbulimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'