LAJMI I FUNDIT:

Ushtari në Ugandë qëllon për vdekje politikanin që ruante, pastaj vret veten

Ushtari në Ugandë qëllon për vdekje politikanin që ruante, pastaj vret veten

Një ushtar i ushtrisë kombëtare të Ugandës ka qëlluar dhe vrarë një ministër të qeverisë të cilin ai ruante.

Koloneli në pension Charles Okello Engola, i cili ishte zëvendësministër për çështjet gjinore dhe punës, u qëllua në shtëpinë e tij mëngjesin e së martës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Nuk dihet ende nëse ka pasur ndonjë përplasje paraprake mes ushtarit dhe kolonelit Engola.

Charles Okello Engola u qëllua për vdekje nga truproja e tij

Ushtari, ende i paidentifikuar zyrtarisht, më pas qëlloi veten për vdekje.

Para se t’ia kthente armën vetes, disa dëshmitarë okularë thanë se ushtari ecte nëpër lagje duke qëlluar në ajër.

Kolonel Engola ishte një zyrtar i lartë qeveritar dhe më parë kishte shërbyer si zëvendësministër i Mbrojtjes.

Kryetari i parlamentit të Ugandës konfirmoi vdekjen e Kol Engola në një deklaratë të shkurtër ndërsa kryesonte seancën e mëngjesit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Historia e

Historia e "semaforit me tri ngjyra" dhe a do të na duhet një ngjyrë e katërt, e re?

Botë
Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Botë
Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Botë
SHBA do të heqë

SHBA do të heqë "ngrirjen e shitjeve të armëve sulmuese" në Arabinë Saudite?

Botë
Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Kalo në kategori