LAJMI I FUNDIT:

Del në shitje një ishull skocez me çmimin e kërkuar prej 188,000 dollarëve

Del në shitje një ishull skocez me çmimin e kërkuar prej 188,000 dollarëve

Një ishull privat i izoluar në brigjet e Skocisë është në shitje me një çmim të kërkuar prej rreth 188,000 dollarë.

Barlocco Island, një ishull i pabanuar prej 10 hektarësh, rreth 10 kilometra larg nga qyteti më i afërt, Gatehouse of Fleet, është listuar në internet nga Galbraith Group.

Ishulli përmban një pellg përmbytjesh për të mbështetur kafshët e egra të zonës gjatë muajve të dimrit, por jo ndërtesa për jetesë ose për shërbime të ndryshme, raporton UPI, përcjell Telegrafi.


Agjencia e listimit tha se ishulli Barlocco është pjesë e Bregut Borgue me interes të veçantë shkencor, që do të thotë se zonat e tij natyrore mbrohen nga qeveria britanike.

Tutje Agjenti i listimit, David Corrie deklaroi se çdo blerës që kërkon të sjellë energji në ishull nuk do të jetë në gjendje të lidhet me asnjë rrjet energjie, por ka të ngjarë të jetë në gjendje të instalojë panele diellore ose teknologji të tjera të cilat nuk janë të lidhura me rrjetin elektrik.

Corrie shtoi se ishulli “ka qenë i njohur për shekuj si një vend me peizazh unik dhe dritë natyrore, një veçori që tërhoqi shumë artistë gjatë shekujve 19 dhe 20”.

Galbraith Group në listim shkroi se ishulli gjatë zbaticës mund të arrihet edhe duke ecur në këmbë, por se gjatë baticës nevojitet një barkë. /Telegrafi/