Në botën e automobilizmit disa njerëz jetojnë sipas besimet se mjetet e mëdha janë më të mira, dhe disa nga këto automjete me të vërtetë e përmbushin këtë.
Prodhuesit e makinave iu pëlqen të mburren me madhësinë e makinave të tyre, transmeton Telegrafi.
Dhe derisa makinat mund të bëhen më të mëdha në botën moderne, është e drejtë të thuhet në të kaluarën, firmat e makinave nuk kanë qenë kurrë të turpshme të rrezikojnë kur bëhet fjalë për gjatësinë e automjeteve të tyre.
Revista javore e automobilizmit Autocar e kufizoi listën e saj në çdo automjet që mund të blihet për përdorim jo komercial nga publiku.
Në listën e mëposhtme janë 10 prej automjeteve më të gjata të ndërtuara ndonjëherë.
10 – Maybach 62
Maybach 62 S u prezantua në vitin 2006 si makina e katërt në gamën e Maybach.
Me gjatësi 6.1 metër Maybach 62 ofron shumë hapësirë me një interior 2.6 metra.
9 – Nissan Titan
Nissan Titan është një kamionçinë me përmasa të plota i prodhuar në SHBA që nga viti 2003 – me versionin më të gjatë të ndërtuar që është XD Crew Cab PRO-4X specifike për terren të ashpër me 6.20 metra.
8 – Cadillac Fleetwood Seventy-Five
Ky automjet i madh nga Cadillac ishte projektuar për të pasur luks, kështu që ndoshta nuk ishte befasi që Fleetwood Seventy-Five kishte një gjatësi prej mbi 6.4 metrave.
7 – Toyota Tundra
Modeli Tundra nga Toyota është ndoshta automjeti më i gjatë që ofron kompania japoneze.
Modelet e tij SR dhe SR5 vijnë me një kabinë të dyfishtë dhe një shtrat ngarkese 2.4 metra të gjatë që e çojnë automjetin në gjatësi prej 6.41 metra.
6 – Mercedes-Maybach Pullman
Kjo makinë ishte rezultat i vendimit të Mercedesit për të ringjallur markën Maybach në vitin 2014.
Me një gjatësi prej 6.49 metrave, Pullman është më i gjatë se disa kamionçinë amerikanë.
5 – Ram Heavy Duty
Ram Heavy Duty është automjeti më i madh që marka ka bërë ndonjëherë për klientët jo-komercialë me modelet e tij 2500 dhe 3500 që vijnë në një gjatësi marramendëse prej 6.62 metra.
4 – Chevrolet Silverado HD
Me një gjatësi rreth 6.75 metrave, Chevrolet Silverado HD gjithashtu hyn në rangun e kësaj liste për gjatësinë e makinave.
3 – GMC Sierra HD
Ky përbindësh, GMC Sierra HD është 6.757 metra dhe renditet në vendin e tretë si vetura më e gjatë.
2 – Ford S-Series Super Duty
Me një gjatësi prej 6.76 metrave, Ford F-Series Super Duty, renditet në vendin e dytë si makina më e gjatë e prodhuar.
Ky është automjeti më i gjatë amerikan që mund të blini në mënyrë jokomerciale.
1 – Volkswagen Grand California 680
Me një gjatësi të madhe prej 6.8 metrave, Volkswagen Grand California 680, renditet në vendin e parë si makina më e gjatë e prodhuar.
Me këtë automjet gjermanët i kanë vënë në turp amerikanët dhe kamionët e tyre me këtë ofertë.
Ndonëse mund të duket si një veturë me RV, vetura i plotëson rregullat për t’u përfshirë në këtë listë, sepse është një automjet jo-tregtar.
Padyshim që bazohet në një furgon dhe kështu mbetet të vendoset në listën e makinave të gjata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Si u krijua logoja e Mercedesit?

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Kjo G Class ka çmimin e një Dacie të re

Audi do të fokusohet tek luksi - çmimet do të rriten ndjeshëm

Vetura elektrike më e shitur, nuk është as në mesin e 25 automjeteve të reja më të kërkuara në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës