LAJMI I FUNDIT:

Miratohet pilula e parë e abortit në Japoni, përfundojnë provat klinike

Miratohet pilula e parë e abortit në Japoni, përfundojnë provat klinike

Japonia ka miratuar pilulën e parë të abortit, pasi bordi farmaceutik dhe komisioni i ministrisë së Shëndetësisë ranë dakord për këtë çështje.

Është dhënë miratimi për tabletën MeFeego Pack të prodhuar nga kompania farmaceutike britanike Linepharma, e Ministria i Shëndetësisë ende nuk e ka dhënë miratimin përfundimtar, transmeton Telegrafi.


Ilaçi përbëhet nga dy lloje tabletash dhe mund të përdoret brenda nëntë javëve të shtatzënisë, sipas televizionit publik japonez HNK.

Në një provë klinike në Japoni, 93 për qind e pjesëmarrësve kishin një abort të plotë brenda 24 orëve, raporton NHK.

Ilaçi kombinon mifepristone dhe misoprostol, të cilat Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka përfshirë në listën e barnave esenciale, të përshkruara si të sigurta dhe efektive për gratë shtatzëna.

Deri më sot, vetëm aborti kirurgjik ishte i disponueshëm në Japoni. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përshkruar metodën si “të vjetërsuar”, më pak të sigurt dhe më të dhimbshëm, dhe ka kërkuar që ai të zëvendësohet me një metodë tjetër ose me ilaçe të tilla si pilula e abortit.

Kjo lëvizje vjen gjithashtu pasi aborti dhe të drejtat riprodhuese kanë rifituar vëmendjen globale sepse Gjykata e Lartë e SHBA përmbysi Roe kundër Wade vitin e kaluar, duke vendosur se nuk ka më një të drejtë kushtetuese federale për abortin.

Që atëherë, një numër shtetesh kanë kufizuar qasjen në aborte, ndërsa të tjerët kanë vendosur të vënë në dispozicion qasjen ndaj abortit.

Aktivistët japonezë kanë bërë presion për miratimin e pilulës prej vitesh, dhe ilaçe të ngjashme ishin në dispozicion dekada më parë në vende të tjera.

Mihyon Song, një obstetër dhe gjinekolog i shquar japonez, vuri në dukje ligjet e diskutueshme të Japonisë për abortin, të cilat kërkojnë pëlqimin e bashkëshortit që aktivistët kanë argumentuar prej kohësh se u mohon grave të drejtën për të marrë vendime për trupin e tyre.

Sipas ligjit ekzistues japonez, gratë mund të abortojnë vetëm nëse shtatzënia mund të dëmtojë ndjeshëm shëndetin fizik të personit ose nëse shtatzënia është rezultat i përdhunimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori