LAJMI I FUNDIT:

Flet gjyshi i njërit nga nxënësit e lënduar në shkollën në Prishtinë : U lëndua duke ndihmuar shokun

Flet gjyshi i njërit nga nxënësit e lënduar në shkollën në Prishtinë : U lëndua duke ndihmuar shokun

Gjyshi i njërit nga dy nxënësit e lënduar të shkollës “Faik Konica” nga energjia elektrike ka treguar se nipi i tij ishte lënduar gjersa kishte ndihmuar shokun e tij.

Në një prononcim për media, ai tregon se nipi i tij kishte dëgjuar krismën e trafos elektrike dhe njëherit, britmën e nxënësit.

“Ai tjetri ka gjendjen pak më të dobët e Ermali (Nipi) e ka gjendjen pak më të mirë. Rasti ka ndodhur tek një trafo në shkollën ‘Faik Konica’, ky Ermali tregon se ka tentuar t’a nxjerrë shokun nga trafo dhe është lënduar, ka dorën e lënduar dhe është jashtë rrezikut”, ka treguar ai, raporton Dukagjini, gjersa ka treguar se nipi i ka thënë “Kam tentuar t’a nxjerrë shokun, ia kam dëgjuar krismën, ia kam dëgjuar britmën”.


Ndryshe, dy nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë të cilët u goditën nga rryma kanë marrë djegie serioze në disa pjesë të trupit.

Doktori kujdestar në Emergjencën e Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ejup Govori në një prononcim për Telegrafin ka treguar për gjendjen aktuale të dy nxënësve.

Ai tha se gjendja e tyre momentale është stabile, mirëpo siç tha ai njëri prej tyre ka marr djegie serioze në sipërfaqe më të madhe të trupit.

“Gjendja e tyre momentale është stabile, dhe nga parametrat momentale janë me vetëdije. Mirëpo, lëndimet janë plagë djegëse serioze, të një shkalle më të rëndë. E, njëri i është nënshtruar operacionit, kirurgut plastik dhe pas operacionit do të transferohet në mjekim intensiv qendror. Kurse tjetri ka djegie më të ulët, d.m.th një sipërfaqe më të vogël, ai pranohet në kirurgji plastike për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Govori.

Doktori po ashtu tregoi se ku i kanë djegiet në trup dy nxënësit.

“Njëri që ka sipërfaqe më të vogël të djegies trupore i ka në shuplakë të dorës së djathtë dhe të shkallës 2A dhe 2B dhe tek bërryli i majtë, dhe kjo është një shkallë relativisht seriozë. Ndërsa, tjetri ka sipërfaqen më të madhe në shpinë, në dy ekstremitetet e poshtme dhe në shuplakë të dorës”, tha ndër të tjera Govori për Telegrafin.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Lajme
Kalo në kategori