LAJMI I FUNDIT:

Horror në një resort në Meksikë, burra të armatosur vranë shtatë persona, përfshirë një fëmijë

Horror në një resort në Meksikë, burra të armatosur vranë shtatë persona, përfshirë një fëmijë

Të paktën shtatë persona kanë gjetur vdekjen, duke përfshirë një fëmijë, kur persona të armatosur hapën zjarr në një resort në Meksikë të shtunën, sipas autoriteteve lokale.

Një dëshmitar okular i sulmeve u tha autoriteteve lokale se njerëzit e armatosur kishin mbërritur në resort dhe kishin hapur zjarr rreth orës 16:30 – sipas kohës lokale të shtunën, përcjell Telegrafi.


Ushtria meksikane dhe forcat e sigurisë janë vendosur për të kërkuar personat e armatosur pas sulmit, i cili ndodhi në qytetin Cortazar në shtetin qendror të Guanajuato.

Kur forcat lokale të sigurisë mbërritën në vend, ata gjetën trupa të pajetë, duke përfshirë një fëmijë më të vogël se shtatë vjeç, dhe gëzhoja, tha qeveria komunale në një deklaratë.

Përveç shtatë të vdekurve, një person u plagos rëndë dhe u dërgua në spital.

Deri më tani, nuk është bërë asnjë arrestim dhe autoritetet thonë se janë ende duke hetuar motivin.

Guanajuato është një qendër kryesore bujqësore dhe prodhuese dhe vend prodhimi për shumë prej prodhuesve më të mirë të makinave në botë.

Megjithatë, ajo ka një reputacion për incidente të dhunshme dhe është tronditur vitet e fundit nga luftërat brutale në terren midis bandave rivale të drogës.

Ky rajon është tërheqës për kartelet e drogës për të njëjtën arsye që është për prodhuesit e automjeteve: sepse rrjetet rrugore dhe hekurudhore që të çojnë drejt e në kufirin e SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori