Pas futjes në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Berati ka njohur një zhvillim të madh në sektorin e turizmit.
Qindra shtëpi janë kthyer në hotele dhe hostele për turistët që vizitojnë qytetin dhe rrethinat. Përveç pikave turistike në qytet, mundësitë për aktivitete si hiking apo edhe rafting janë të shumta.
“Berati, doja të thosha, që është një nga qytetet më të rëndësishëm për sa i përket ofertës turistike ka shumë për të ofruar dhe është një nga qytetet që kërkohet më shumë nga turistët. Berati është shumë i famshëm për arkitekturën, kjo është gjëja kryesore përse turistët vijnë. Përveç kësaj, ne kemi edhe ushqim shumë të mirë. Gjithashtu natyra e Beratit është shumë e bukur, mund të përmendim parkun Kombëtar të Tomorit , Malin e Tomorit i cili përbëhet nga një sërë pikash atraktive”, Isuf Braho, guidë turistike, flet për Euronews Albania.
Turistët e huaj e frekuentojnë më shumë, madje operatorët turistikë theksojnë se ata nuk janë më ditorë, por qëndrojnë më gjatë.
“Vetëm 60 km larg ne kemi kanionet e mrekullueshme të lumit Osum, të cilat ofrojnë për të gjithë aventurierët rafting në kanione, eksplorim kanioni në këmbë dhe me not. Turistët nga e gjithë Europa vijnë dhe rezervojnë më shumë se një apo dy netë në Berat pasi alternojnë shumë bukur sportet e aventurës me hiking në malin e Tomorit”, shprehet Alma Spathara, operatore turistike.
Në Berat gjen turistë nga e gjithë bota, të cilët e preferojnë qytetin dhe mundësitë që ofron.
“Jemi për herë të parë në Berat, është vend shumë i bukur. Kemi ecur përgjatë lumit, shtëpitë janë shume te bukura, kemi provuar dhe ushqimin, ishte fantastik”, thonë disa turistë nga Argjentina.
Të dhënat nga Drejtoria e Turizmit tregojnë se vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2023 janë afro 3000 turistë të huaj që kanë vizituar Beratin. Ky numër mendohet të jetë edhe më i lartë, pasi një pjesë e tyre nuk regjistrohen në zyrat e informacionit për të lënë shenjë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje