Tortë pa miell gruri? A mund të ketë edhe shije të mirë? Po, dhe si! Dhe mbi të gjitha, e lëngshme – pa gluten. Provoje
Bajram Musliu
Shef kuzhine, “Panino”
Receta për këtë ëmbëlsirë, në varësi të formës në të cilën e bëni, është me të vërtetë më se e thjeshtë. Gjëja më e rëndësishme është që korja të bëhet siç duhet, dhe gjithçka tjetër është pothuajse e pamundur të mos dalë e shijshme. Ndiqni me kujdes dhe nuk do të gaboni.
Mielli që kam përdorë është Schär Mix B pa gluten, një përzierje buke, por nuk mund të gaboni nëse vendosni miell për kek Schär Mix C ose diçka tjetër.
Përbërësit:
Korja
▪ 5 vezë
▪ 3 lugë sheqer
▪ 5 lugë miell
▪ 100 ml vaj luledielli
▪ lëvore e grirë e limonit
Mbushja
▪ 300 ml qumësht
▪ 1 puding vanilje
▪ 2 luge sheqer
▪ 100 ml krem të ëmbël
▪ 300 gr fruta mali të ngrira
Ose
Salcë frutash
▪ 300 gr fruta të ngrira (qershi, limon, portokalli, banane, kivi, mango, pjeshkë, kajsi)
▪ 1 luge sheqer
▪ 1 puding
▪ 200 ml ujë
▪ 100 g çokollatë të zezë
Përgatitja:
Vendosni vezët në një enë dhe i rrahim për 10 minuta me mikser me shpejtësinë më të madhe. Shtoni sheqerin dhe vazhdoni të rrihni edhe për 5 minuta të tjera. Shtoni miellin dhe përzieni butësisht derisa masa të bashkohet. Shtoni vajin dhe lëvore e grirë të limonit dhe përziejini sërish. Në një tepsi vendosim letër vaji dhe në të derdhim masën e kores. Piqeni për 10 deri në 15 minuta (në varësi të fuqisë së furrës) në 200ºC.
Hiqni koren së bashku me letrën nga tava dhe lëreni në një sipërfaqe të sheshtë që të ftohet plotësisht.
Në një tenxhere ngrohim 2/3 e qumështit së bashku me sheqerin. Pudingun me pjesën tjetër të qumështit e përziejmë në një enë dhe e hedhim në tiganin ku është ngrohur qumështi. I trazojmë derisa pudingu të fillojë të trashet. Kur pudingu të jetë gati, lëreni në një vend të freskët që të ftohet. Kur të jetë ftohur plotësisht, rrihni ajkën e ëmbël dhe e bashkoni gradualisht me pudingun. I rrahim me mikser derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.
Nëse vendosni për një salcë frutash, vendosni frutat në një tenxhere, përzieni pudingun me ujë dhe derdhni në fruta bashkë me sheqerin. Përziejini derisa masa të trashet.
Kur korja të jetë ftohur plotësisht, mund të prisni rrathë me një gotë ose një kallëp të rrumbullakët. Shkrini çokollatën e zezë mbi avull dhe zhytni çdo skaj të rrethit që rezulton në të. I vendosim në një tepsi dhe i lëmë në një vend të freskët që çokollata të forcohet. Kur gjithçka të jetë ftohur mirë, merrni një rreth dhe lyeni me mbushjen. Mbi mbushjen mund t’i vendosni salcën e frutave, pastaj përsëri koren, mbushjen dhe sipër dekoroni me salcë frutash.
Shënime
Vezët duhet të rrihen mirë në një shkumë të trashë. Nëse nuk keni një mikser të fuqishëm, këshilla ime është që fillimisht të rrihni të bardhat dhe sheqerin, pastaj të shtoni të verdhat e vezëve dhe t’i rrihni pak me dorë.
Pudingu duhet të jetë plotësisht i ftohtë përpara se ta përziejmë me ajkën e ëmbël. Nëse pudingu nuk është ftohur mirë, nuk do të bashkohet mirë me ajkën e ëmbël dhe do të keni kokrra.
Më së miri është që salca e frutave ta bëni në fund, sepse nëse ftohet nuk do të mund të shpërndahet mbi tortë.
Shijojeni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTë gjithë bëjmë gabime kur përgatisim kafe turke dhe ia prishim shijen, por mjafton të aplikoni një truk të thjeshtë
Tavë dheu
Qofte - shtëpie
Kaçamaku është racion shumë i shëndetshëm: Do ta hani me delikatesë!
Salcë majonezë
Fli Kosove
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët