Gurthemeli për Korridorin 8 në Maqedoni, pa u pastruar dilemat për keqpërdorime
Të martën Qeveria do të vendosë gurthemelin e Korridorit 8. Pavarësisht kritikave, skandaleve dhe rekomandimeve mbi përzgjedhjen e mbikëqyrësve të punimeve në këtë projekt, organi ekzekutiv vendosi që me kryeneçësi të hedh ca lopata beton. Madje një veprim i tillë po ndërmerret derisa Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur lëndë mbi bazën e zërave në opinion.
Tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në Korridoret 8 dhe 10-D e fitoi grupi i kompanive “IRD Inxhiniering”, “Elektrasollushëns”, Evrokonsallting” dhe “EPTISA”. Tri nga katër firmat pjesëmarrësve kontestohen për të paktën një çështje ose cenohet besueshmëria e tyre.
“Elekstrasollushëns”: Kompani e cila licencën për mbikëqyrjen e punimeve e ka marrë me inxhinierë të tjerë nga ata të deklaruar në projektin e fundit. Kjo kompani gjithashtu gjatë marrëveshjes ka deklaruar dhjetëra të punësuar, ndërsa në deklarimin e fundvitit ka paraqitur vetëm dy të punësuar. Disa ekspertë nuk gëzojnë dokumentacion përkatës, ndërsa kompania përvojën më të madhe e ka në prodhimin e veshjeve të brendshme. Edhe pse kompania italiane është bartëse e mbikëqyrjes, “Elekstrasollushëns” është kompania përmes së cilës do të kalojë shuma më e madhe e 22.3 milion eurove të parapara për konsulentët. Kjo kompani ndodhet në një adresë me kompanitë të cilat nuk arritën të sigurojnë garanci bankare gjatë tenderit të parë për shkak se paratë e tyre ndodheshin në bankat ruse.
“Evrokonsallting”: Kompania e themeluar nga Branisllav Dimitrijeviq, me drejtues aktual Zoran Dimitrijeviq do të jetë kompania tjetër e angazhuar në mbikëqyrje. Kjo kompani pronari i së cilës ndiqet penalisht në Armeni për mashtrim, fitoi pjesë nga kulaçi milionësh për mbikëqyrje, pavarësisht se Qeveria ishte në dijeni për të kaluarën e errët të Dimitrijeviq, mos qasjen e tij për organet ligj zbatuese në vendin tonë dhe dyshimet për manipulime me pronësi të kompanisë me qëllim përshtatjen e kushteve për pjesëmarrje në tender. Qeveria dhe Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” në vend që të distancohen nga këto rrethana, dolën në mbrojtje të kompanisë dhe imazhit të saj.
“EPTISA”: Një mollë sherri që bëri Qeverinë të pendohet për një vendim të marrë. Kompania spanjolle ishte dënuar nga organi ekzekutiv në nëntor të vitit 2020, duke iu ndaluar çdo komune dhe institucioni shtetëror bashkëpunimi me firmën “EPTISA” në projekte me vlera mbi 1.000.000 euro. 10 javë më vonë, e gjetur para mundësisë për t’u paditur për shkelje të marrëveshjes dhe e zënë ngushtë para aktit të kryer se organi ekzekutiv nuk mund të sjell vendim nëse një subjekt vepron në kundërshtim me ligjin ose jo, Qeveria tërhoqi mbrapa vendimin, përkatësisht abrogoi urdhrin për mosbashkëpunim.
Afati i paraqitjes në tender u vazhdua për 8 ditë derisa afati po rrjedhtë. Ndonëse akoma ka dyshime, NP “Rrugët Shtetërore” është arsyetuar se kjo është bërë me kërkesë të kompanive që duhej të përkthenin dokumentacionin. U ndryshuan edhe kushtet për pjesëmarrje duke i lehtësuar dhe mundësuar pjesëmarrjen në mbikëqyrje dhe konsulencë edhe kompanive me bilanc negativ në vitin e fundit. Të gjitha këto dëshmi të shpalosura nga mediat dhe të detektuara nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit krejt në fund edhe atë përmes zërave në opinion, nuk ndikuan aspak në rolin e Qeverisë. Përkundrazi, organi ekzekutiv me eksponentët promotorë të këtij projekti sipas tyre historik nuk hezituan që kritikuesit e këtij projekti t’i shpallin për armiq. /Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën