LAJMI I FUNDIT:

Pesë rekordet që do të synojë t’i thyejë Messi, nëse rikthehet në Camp Nou

Pesë rekordet që do të synojë t’i thyejë Messi, nëse rikthehet në Camp Nou

Një rikthim i mundshëm në Barcelonë për Lionel Messin është duke u bërë gjithnjë e më i mundshëm. Lideri i La Ligës thuhet se ka nisur një ofensivë për të siguruar nënshkrimin e lojtarit të tyre më të madh ndonjëherë, me nënpresidentin Rafa Yuste që konfirmoi se klubi është në diskutime për një lëvizje.

Messi theu rekorde të panumërta gjatë kohës së tij në Kataluni, të cilat përfshinin golashënuesin rekord të të gjitha kohërave të Barcelonës dhe dhe lojtarin me më së shumti paraqitje. Megjithatë, kishte disa që ai nuk arriti t’i bënte në herën e parë, të cilat ai mund të tentojë t’i thyejë nëse kthehet në Cmap Nou.


Mundo Deportivo raporton se janë pesë rekorde të arritshme që Messi mund t’i thyejë, ku një është numri i trofeve të arritura në një klub. Ryan Giggs fitoi 36 gjatë kohës së tij te Manchester United, ndërsa Messi ka fituar 35 te Barcelona. Ai gjithashtu mund të kërkojë të kalojë ish-bashkëlojtarin duke fituar më shumë trofe nga një lojtar i vetëm. Alves ka 45, ndërsa Messi pritet ta mbyllë sezonin me 42.

Messi aktualisht është i dyti në listën për paraqitjet në Ligën e Kampionëve për Barcelonën, me 149, dhe dy pas Xavi Hernandez, i cili mund të jetë trajneri i tij kryesor sezonin e ardhshëm. Të fitosh edhe një herë kompeticionin kryesor të futbollit evropian me Blaugranët do ta bënte të qartë Messin si lojtarin që ka fituar më shumë herë garën për Barcelonën.

Një rekord që mund të jetë jashtë mundësive të Messit do të ishte rekordi i golave në Kupën e Mbretit. Josep Samitier, i cili luajti për Barcelonën dhe Real Madridin, aktualisht është golashënuesi më i mirë i kompeticionit me 69 gola, ndërsa Messi ka 56.

Kthimi i Messit në Barcelonë nuk është aspak i thjeshtë, me Paris Saint-Germain ende të vendosur për të rinovuar kontratën e tij në kryeqytetin francez. Megjithatë, kthimi i tij në Camp Nou duket se po afrohet gjithnjë e më shumë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori