Mungesa e fuqisë punëtore po shton kostot edhe te prodhuesit e bukës në Shqipëri.
Prej muajit shtator të vitit të kaluar, për shkak të mungesës së punëtorëve shumë furra buke në vend janë detyruar të rrisin pagat deri në 80 për qind, me qëllim mbajtjen e profesionistëve.
Shtimet e pagave kanë vështirësuar gjendjen te disa furra buke, të cilat kanë njoftuar për rritjet e para të çmimeve të bukës.
Në Berat një furrë buke ka lajmëruar se nga 1 prilli çmimet e bukës do të rriten nga 10 deri 20 lekë, për shkak të rritjes së pagave dhe vështirësive së gjetjes së punonjësve.
Kryetari i shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave Gëzim Peshkopia tha për Monitor se rritja e çmimeve është individuale, ndërsa shtoi se nuk ka shtrenjtim të bukës masive në të gjithë tregun.
Peshkopia gjithashtu nënvizoi se mungesa e fuqisë punëtore, veçanërisht në rrethe është prezente edhe për prodhuesit e bukës.
Sipas tij për të mbajtur fuqinë aktuale të punëtorëve, furrat e bukës në shkallë vendi prej muajit shtator të vitit të kaluar në mënyrë të herëpashershme kanë rritur pagat e punonjësve. Drejtuesi i shoqatës thekson se prej vitit të kaluar pagat janë rritur 20 deri 80 për qind.
“Për shkak të largimeve të popullatës për të mbajtur pozicionet e profesionistëve furrat e bukës kanë rritur pagat e punonjësve duke i çuar në nivelin mbi 50,000 lekë në muaj . Rrogat për shitëset dhe furrtarët janë rritur 20 deri 50 për qind.
Për pozicionin e furrxhiut që është punëtori më kyç, pagat variojnë nga 60 mijë lekë deri në 100 mijë lekë në muaj. Rritja më e lartë ka qenë për punonjëset e pastrimit në nivelin 70 deri 80 për qind, pasi është shumë e vështirë të gjesh punonjëse pastrimi”, pohoi z. Peshkopia.
Aktualisht çmimi i bukës masive është 100 lekë. Për periudhën 2021-2022 çmimi i bukës masive u rrit 3 herë radhazi me një rritje totale prej 71,4%. Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator 2021, ku çmimi i bukës masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë (rritja 14 për qind).
Në mesin e muajit mars 2022 çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë (rritja 25 për qind). Ndërsa në disa rrethe, si Korça, Pogradeci, Gjirokastra apo Saranda për shkak të shtrenjtimit të kostove të transportit të miellit nga karburanti çmimi i bukës arriti në 120 lekë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
Dyshohet se shantazhoi një person për ta votuar Listen Serbe, policia jep detaje për rastin në Mitrovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi