LAJMI I FUNDIT:

Son bëhet lojtari i parë i Tottenhamit që flet për shkarkimin e Contes

Son bëhet lojtari i parë i Tottenhamit që flet për shkarkimin e Contes

Son Heung-min ka pranuar se ndihet përgjegjës për shkarkimin e Antonio Contes nga Tottenham.

Sulmuesi është bërë lojtari i parë i Spurs që reagon ndaj largimit të italianit nga skuadra e Ligës Premier pas 16 muajsh në krye. Strategu u shkarkua nga presidenti Daniel Levy të dielën mbrëma me pozicionin e tij që u bë i paqëndrueshëm pasi ai filloi një sulm të furishëm pas një barazimi ndaj Southamptonit.

U deshën tetë ditë që Tottenham të vendoste ta shkarkonte atë, me një numër të lojtarëve të tyre që ishin larguar për t’i zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare. Son ka luajtur për Korenë e Jugut, duke shënuar dy herë në fitoren ndaj Kolumbisë përpara se të luante 90 minuta teksa humbën ndaj Uruguait të martën.


Mauricio Pochettino shpjegoi pse rikthimi te Tottenhami ka kuptim pas shkarkimit të Contes
Lexo po ashtu Mauricio Pochettino shpjegoi pse rikthimi te Tottenhami ka kuptim pas shkarkimit të Contes

Dhe pas humbjes ndaj amerikanëve të jugut, Son ka folur për largimin e Contes.

“Më vjen shumë keq për të (Conten). Ai është një trajner i klasit botëror, kemi pasur një rrugëtim të madh së bashku, e falënderoj shumë. Nuk e di se si po mendojnë lojtarët e tjerë për të, por më vjen keq për të”, shtoi ai.

“Duhet të kisha treguar më shumë, por nuk munda. Nuk mund ta ndihmoja skuadrën dhe ndihem përgjegjës pasi ai u largua nga klubi. Ai me siguri ka aftësi dhe përvojë të madhe si trajner dhe jam i sigurt se do të ketë sukses të madh në karrierën e tij”.

Shtatë klubet që mund ta afrojnë Antonio Conten në verë
Lexo po ashtu Shtatë klubet që mund ta afrojnë Antonio Conten në verë

“Duke u rikthyer te Spurs, dëshiroj të përfundoj pjesën tjetër të sezonit në një mënyrë të shkëlqyer me bashkëlojtarët e mi, për klubin tonë”, vazhdoi Son.

Pasi fitoi këpucën e artë të Ligës Premier sezonin e kaluar, Son ka dhuruar një formë zhgënjyese te Spurs këtë sezon. Ai ka shënuar vetëm gjashtë gola dhe ka bërë vetëm katër asistime në ligën e parë, pasi ka humbur vetëm dy nga ndeshjet e Tottenhamit. /Telegrafi/