Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbreshë Kryeziu-Hyseni ka bërë të ditur se kompania e njohur suedeze e veturave “Volvo” pritet që shumë shpejt të hap degën e saj të re në Kosovë.
Kryeziu-Hyseni tha se një gjë të tillë ua konfirmoi ambasadori suedez, Jonas Westerlund me të cilin si komision patën një takim sot.
“Një gjë shumë e rëndësishme të ambasadori e përmendi është se po punohet jashtëzakonisht shumë që të sjellën investitorë të huaj konkretisht nga Suedia në Kosovë, dhe na u tha që jo shumë larg do të shkoj prej kur “Volvo” do të hap degën e saj më të re në Kosovë. Kemi edhe dy kompani tjera që tashmë kanë hapur bizneset e tyre në Kosovë”, u shpreh Kryeziu-Hyseni.
Ajo tha se me ambasadorin Westerlund, kanë folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe se ka marrë premtimin e Suedisë se do ta ketë përkrahjen e saj në këtë drejtim si udhëheqëse e BE-së për gjashtë muaj.
“Biseduam për atë se çfarë po kalon Kosova dhe për ndihmën që Suedia afron për Kosovën. Suedia ka qenë një ndër vendet e para që ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Me marrjen e presidencës, ata janë të gatshëm që të na ndihmojnë edhe me tutje në këto procese”, u shpreh Kryeziu-Hyseni. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur