LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Dumnicë të Podujevës – viktima ishte 58 vjeçar, nuk dihen ende motivet

Vrasja në Dumnicë të Podujevës – viktima ishte 58 vjeçar, nuk dihen ende motivet

Një burrë u gjet i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij në fshatin Dumnicë të Podujevës. Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00.

Vdekjen e tij e konfirmuan ekipet mjekësore të cilat kishin dalë në vendin e ngjarjes.

E policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti është cilësuar si “vrasje”.


“Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Gjendet një person i vdekur në Dumnicë të Podujevës
Lexo po ashtu Gjendet një person i vdekur në Dumnicë të Podujevës

Lidhur me këtë rast, Telegrafi ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, të cilët kanë konfirmuar gjithashtu se viktima është vrarë.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj ka bërë të ditur se Prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke punuar në ndriçimin e rrethanave të këtij rasti.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është kualifikuar “Vrasje”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast”, tha Ulaj.

Ulaj shtoi se viktima ishte 58 vjeçar.

“Mosha e viktimës është 58 vjeç, derisa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori