LAJMI I FUNDIT:

Komandanti ukrainas publikon pamje të njësive të helikopterëve në aksione luftarake kundër rusëve

Komandanti ukrainas publikon pamje të njësive të helikopterëve në aksione luftarake kundër rusëve

Oleksandr Syrskyi, komandanti i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka publikuar një video të njësive të aeroplanëve ukrainas në aksione luftarake në lindje.

“Në ditët e para të pushtimit në shkallë të gjerë, armiku priste të shkatërronte Forcat tona Ajrore. Megjithatë, edhe një vit më vonë, helikopterët ukrainas vazhdojnë të godasin pushtuesit kudo që nevojitet”, ka shkruar ai, përcjell Telegrafi.


Syrskyi ka thënë se videoja tregon aktivitetin luftarak të njësive të Brigadave të Aviacionit të Ushtrisë 16 dhe 18 kundër trupave ruse në frontin lindor.

Putini tani “ua ka vënë syrin” studentëve dhe të papunëve, premton shpërblime në para për të luftuar në Ukrainë
Lexo po ashtu Putini tani “ua ka vënë syrin” studentëve dhe të papunëve, premton shpërblime në para për të luftuar në Ukrainë

Pamjet vijnë në kohën kur shumë rusë kanë filluar të shprehin “shqetësimin” e tyre rreth mos përparimit të forcave ruse.

Dhe njëri prej tyre është ish-komandanti rus Igor Girkin, një nacionalist rus që u bë i njohur gjatë aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014.

“Nuk ka pasur asnjë përparim në ditët e fundit. Forcat e Armatosura të Ukrainës gjithashtu pësojnë humbje të mëdha, por … kjo betejë është e dobishme për ta. Sepse u lejon trupave të tyre të luftojnë, duke u mbështetur në strukturat mbrojtëse që janë ndërtuar për gati 9 vjet”, ka shkruar Girkin.

Ndërkohë Rusia ka nisur një fushatë të re duke kërkuar vullnetarë për të plotësuar trupat e vendit për luftën në Ukrainë.

Ajo ka premtuar shpërblime në para dhe përfitime të tjera dhe zyrat e regjistrimit po punojnë me universitetet dhe agjencitë e shërbimeve sociale për të joshur studentët dhe të papunët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori