Mungesa e përkthyeseve është një nga arsyet si shkak të cilave në Kosovë dështojnë të mbahen seanca gjyqësore. Këtë problem, Këshilli Gjyqësor i Kosovës po synon ta zgjidhë, me angazhimin e tetë përkthyeseve të rinj.
“Kam kontaktu në mëngjes për përkthyes…” Në mungesë të përkthyesit, në Gjykatën Themelore të Pejës, para pak javësh dështoi të nis gjykimi në rastin Brezovica.
Sikur Peja, mungesë të përkthyeseve kanë edhe Gjykatat e tjera gjithandej Kosovës.
Ndonëse më mirë se në të kaluarën, gjendje e mirë nuk është as në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
“Tani kanë filluar punën edhe gjyqtarët e rinj. Prapë se prapë, shtatë përkthyes për mbi 120 gjyqtarë është numër i vogël. Sepse ne i kemi të gjitha departamentet, është Gjykata më e madhe, kemi departamentin administrativ, kemi departamentin special, që Gjykatat në qytetet e tjera nuk e kanë, e aty është edhe puna më voluminoz”, ka deklaruar Blerta Krusha – Përkthyese.
Për të përmirësuar situatën, Këshilli Gjyqësor tashmë ka hapur një konkurs.
“Për tetë (8) pozita konkursi është publikuar dhe është duke u zhvilluar procedura e rekrutimit. KGJK, varësisht nga nevojat ka rritur në mënyrë te vazhdueshme numrin e pozitave për përkthyes për të plotësuar nevojat e gjykatave”, ka thënë Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Numri i pamjaftueshëm i përkthyeseve, Lavdim Makshana nga IKD, thekson se ndër vite ndikoi në vonesa të lëndëve.
“Për shkak të volumit të madh të shkresave, kemi pasur disa raste kur përkthyesit janë vonuar në përkthimin e shkresave penale, apo civile. Kjo ka ndikuar që rastet të shtyhen për një afat më të gjatë dhe kjo ka ndikuar që seancat të mos mbahen brenda afateve të caktuara ligjore”, ka theksuar Lavdim Makshana – IKD.
E Blerta Krusha tregon se as kushtet në seanca nuk janë të mira për ta.
“Në seanca kur shkojmë, kushtet nuk i kemi fare të mira. Sepse ne si përkthyes nuk i kemi as kabinat, nuk kemi as dëgjuese, as mikrofon që duhet të kemi. Ne duhet vazhdimisht të ulemi afër palës që t’u pëshpëritim në vesh ose me e ngritë zërin për me dëgjua e gjithë salla”, ka thënë Blerta Krusha – përkthyese.
Gjykata Themelore e Mitrovicës ka numrin më të lartë të përkthyeseve, gjithsej 16-të./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje