LAJMI I FUNDIT:

Vjen reagimi edhe nga Ukraina pas njoftimit të Putinit se Rusia do të zhvendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Vjen reagimi edhe nga Ukraina pas njoftimit të Putinit se Rusia do të zhvendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Synimi i Rusisë për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi është një shkelje e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

Deklarata përkatëse është bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës, shkruajnë mediat ukrainase, përcjell Telegrafi.


“Deklaratat e fundit të Federatës Ruse në lidhje me synimin për të vendosur armë bërthamore taktike brenda territorit të Bjellorusisë janë një tjetër hap provokues i regjimit kriminal të Putinit, i cili minon parimet e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, arkitekturën e çarmatimit bërthamor dhe sistemin ndërkombëtar të sigurisë në tërësi”, citohet të jetë thënë në deklaratë.

Andaj, siç thuhet më tej “Ukraina i bën thirrje shoqërisë bjelloruse që të parandalojë zbatimin e synimeve kriminale në lidhje me vendosjen e armëve bërthamore brenda territorit të Bjellorusisë, në kundërshtim me detyrimet e saj sipas Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bjelloruse, e cila do ta shndërrojë më tej këtë vend në peng i Kremlinit dhe të ketë pasoja katastrofike për të ardhmen e tij”.

Reagon SHBA-ja pas njoftimit se Rusia do të zhvendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi
Lexo po ashtu Reagon SHBA-ja pas njoftimit se Rusia do të zhvendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Për më tepër, Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës u ka bërë thirrje vendeve të G7 dhe BE-së që të paralajmërojnë autoritetet bjelloruse për pasojat e gjera për Bjellorusinë, në rast të marrëveshjes së saj për të marrë armë taktike bërthamore nga Rusia brenda territorit të saj.

“Ukraina pret veprime efektive për të kundërshtuar shantazhin bërthamor të Kremlinit nga Mbretëria e Bashkuar, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Franca, veçanërisht si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilët kanë një përgjegjësi të veçantë për parandalimin e kërcënimeve të agresionit me përdorimin e armëve bërthamore. Kërkojmë që menjëherë të thirret një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për këtë qëllim”, theksoi ministria.

Kujtojmë se, më 25 mars 2023, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia synonte të vendoste armë taktike bërthamore në Bjellorusi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori