LAJMI I FUNDIT:

Kurti përkujton masakrën e familjes Berisha në Suharekë: E vërteta kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet

Kurti përkujton masakrën e familjes Berisha në Suharekë: E vërteta kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar masakrën e Suharekës të vitit 1999.

Para 24 vitesh, forcat serbe vranë dhe masakruan 50 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë. Mes tyre edhe 11 fëmijë.

Pas vrasjeve, rrëmbyen edhe kufomat. Zhdukën kufomat, në përpjekje të zhdukjes të së vërtetës.


“Por kjo e vërtetë kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet. Kjo është e kaluara jonë e cila nuk kalon”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“U përkulemi për forcën e pashembullt të mbijetuarve të vetëm të kësaj masakre, zonjës Shyhrete, zonjës Vjollca dhe Gramozit. Pëgramoz berrkulemi me nderim të përjetshëm para të gjithë atyre që u flijuan”.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!” ka shkruar në fund kryeministri.

Poashtu gjatë ditës bashkë me kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, dhe përfaqësues të tjerë institucional, Kurti bëri homazhe në varrezat në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël.​

“Ato shumë varre, ku nuk e kemi Ukshin Hotin, janë dëshmi e madhe e gjenocidit të Serbisë”, ka deklaruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori