LAJMI I FUNDIT:

Brenda udhëtimit horror të ekipit të Ukrainës nga lufta për në Angli, në rrugëtimin 16-orësh përpara ndeshjes në Wembley

Brenda udhëtimit horror të ekipit të Ukrainës nga lufta për në Angli, në rrugëtimin 16-orësh përpara ndeshjes në Wembley

Ukraina ka realizuar një udhëtim makthi drejt Wembleyt për ndeshjen e sotme kualifikuese për Euro 2024.

Trajneri Roslan Rotan këmbëngul se çdo sfidë me të cilën përballet ekipi i tij zbehet nga “mbrojtësit dhe luftëtarët” e tyre që përballen me pushtuesit rusë në vijën e parë.


Por, lufta – dhe mbyllja e hapësirës ajrore të Ukrainës – i ka detyruar lojtarët e tij të përdorin trena dhe autobusë në udhëtimin e tyre për në Angli.

Sirenat e sulmit ajror ndërpresin ndeshjen në Ukrainë: Ylli shqiptar dhe lojtarët e tjerë u larguan nga stadiumi
Lexo po ashtu Sirenat e sulmit ajror ndërpresin ndeshjen në Ukrainë: Ylli shqiptar dhe lojtarët e tjerë u larguan nga stadiumi

Një grup lojtarësh të Rotanit, plus personeli mjekësor, realizuan një udhëtim të lodhshëm 11 orë e 45 minuta me tren nga kryeqyteti i Ukrainës, Kievi në Przemysl në Poloni.

Kjo u pasua nga një udhëtim mbi 80 kilometra, dy orë me autobus për në Rzeszoë në Poloninë juglindore.

Më pas erdhi një fluturim 2 orë dhe 9 minuta i Ryanair për në Aeroportin Stansted të Londrës përpara një udhëtimi tjetër 100 kilometra dhe 90 minutash me autobus për në hotelin Syon Park Hilton të ekipit.

Ukraina pati një udhëtim jashtëzakonisht të gjatë për të arritur në Wembley për t'u përballur me Anglinë

Një grup tjetër lojtarësh dhe stafi stërvitor u larguan nga Lviv në një udhëtim pesë-orësh me tren përpara se të takoheshin me grupin e parë në Rzeszoë, ndërsa lojtarët e ekipit ishin larguar nga Kievi të shtunën e kaluar.

Ukraina nuk ka një fushë për të luajtur.

Ata duhet të marrin me qira stadiume përtej kufijve fqinjë për të organizuar ndeshjet kualifikuese “në shtëpi”, ndërsa ndeshjet jashtë vendit si kjo e sotme janë një makth logjistik.

Ukraina dhe trajneri Roslan Rotan janë përballur me një udhëtim makthi drejt Anglisë

Skuadra e Rotan ka qenë duke u stërvitur në bazën e Brentfordit në Londër që nga e hëna, në mënyrë që të lehtësojë barrën e udhëtimit të lojtarëve.

Vetëm zgjedhja e një skuadre është jashtëzakonisht sfiduese për trajnerin e përkohshëm Rotan, i cili gjithashtu kujdeset për U-21 dhe është trajner i Oleksandriya, aktualisht i pesti në ligën e Ukrainës.

Ukraina do të përballet me Tre Luanët në Wembley të dielën

Tre punët e tij dhe kaosi logjistik nënkuptojnë se ai nuk mund të udhëtojë jashtë vendit për të parë ukrainasit si Oleksandr Zinchenko i Arsenalit dhe Mykhailo Mudryk i Chelseat.

Ndërsa ndeshjet e brendshme të Ukrainës luhen shpesh përpara tribunave të zbrazëta dhe ndërpriten nga sirenat e sulmit ajror. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori