LAJMI I FUNDIT:

Reagon SHBA-ja pas njoftimit se Rusia do të zhvendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Reagon SHBA-ja pas njoftimit se Rusia do të zhvendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Nuk ka “indikacione” se Rusia po përgatitet të përdorë një armë bërthamore pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se disa armë bërthamore “taktike” do të zhvendoseshin në Bjellorusi, tha Shtëpia e Bardhë.

Zyrtarët amerikanë do të “vazhdojnë të monitorojnë këtë situatë”, por nuk shohin arsye “për të rregulluar qëndrimin strategjik bërthamor”, transmeton Telegrafi.


“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive të aleancës së NATO-s”, thuhet tutje në një deklaratë.

Çfarë janë armët bërthamore taktike që Rusia po i stacionon në Bjellorusi?
Lexo po ashtu Çfarë janë armët bërthamore taktike që Rusia po i stacionon në Bjellorusi?

Reagimi i SHBA-së vjen pasi Putini tha se kishte nënshkruar një marrëveshje për zhvendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi.

Dhjetë aeroplanë me kapacitet për të bartur armatimin thuhet se tashmë janë zhvendosur atje.

Deri më 1 korrik do të ndërtohet një objekt magazinimi për armët.

Një zyrtar amerikan tha se të dyja vendet kishin biseduar për vendosjen e armëve bërthamore për “një kohë” dhe sugjeroi se njoftimi mund të ishte “sinjalizim politik”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori