Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).
Haxhiu përmes një konference për media tha se tha së është për tu habitur nga fakti se si Kushtetuesja e ka përmendur se përzgjedhja e anëtarit nga Avokati i Popullit është anti-kushtetues.
“Për neve kjo pikë ka qenë shumë e habitshme”, u shpreh ajo.
Ajo gjithashtu tha se zotimet e tyre në vitin 2021 kanë qenë puna dhe drejtësia.
“Siç jeni në dijeni më 14 shkurt të viti 2021, zotimet tona kanë qenë punë dhe drejtësi. Kjo jo vetëm si aspiratë e jona por edhe si përvojë e keqe në mungesën e drejtësisë, me një sistem gjyqësorë të kapur, një prokurori që hetonte dhe përndiqte të dobëtit e mbyllte sytë për të mëdhenjtë e të fortit.
Qëllimi i Ministrisë së Drejtësisë ka qenë reformimi i këtij Këshilli për të eliminuar grupet e interesit, koorporatizmin që aktualisht mbizotëron në përbërjen e tij me përfaqësim të nëntë prokurorëve, plus kryeprokurori i shtetit dhe vetëm një anëtarë jo prokuror, dhe për të mundësuar përbërjen e re të Këshillit që mundëson zbatimin efikas të kompetencave të këshillit ashtu që të sigurohemi se prokurori i shtetit vepron i pavarur, profesional por edhe i paanshëm”, ka thënë Haxhiu.
Ajo tha se ende nuk e kanë pranuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. “Ende nuk e kemi pranuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, por në bazë të njoftimit të tyre të publikuar ku përmblidhen të gjeturat kryesore duam të ju njoftojmë për pikëpamjet tona në lidhje me këto të gjetura.
Ministrja e Drejtësisë e ka konsideruar paradoksale pikën e parë të vendimit të Kushtetueses.
“Është paradoksale se në pikën e parë të njoftimit, Kushtetuesja konstaton se përbërja aktuale e KPK-së është koorporatiste, por në pikën e fundit thotë se nuk mund t’i ndërpritet mandati anëtarëve përmes shortit siç e kemi paraparë ne. Për Kushtetuesen më i rëndësishëm është interesi individual i anëtarëve të KPK-së, dhe jo të gjithëve, por vetëm disa prej tyre, sesa interesi i përgjithshëm, sesa ndalimi i koorporatizmit në një institucion të rëndësishëm për qytetarët, për vetë sistemin e drejtësisë në përgjithësi”, ka thënë ajo në konferencë për shtyp të shtunën.
Befasi e ka cilësuar edhe pikën që thuhet se delegimi i një anëtari jo prokuror nga Avokati i Popullit është jo kushtetues.
“Delegimi i një anëtari jo prokuror nga Avokati i Popullit është gjetur si jo kushtetues. Kjo është tërësisht befasuese për ne. Komisioni i Venecias ka sugjeruar që një numër i caktuar i anëtarëve jo prokurorë mund të rezervohen për institucionet e jashtme të pavarura, dhe ka përmendur në veçanti Avokatin e Popullit”, ka shtuar Haxhiu.
Haxhiu tha se është në duar të presidentes nëse duhet ta dekretojë kryeprokurorin e shtetit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit