LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në Prishtinë, arrestohet një person

Rrahje në Prishtinë, arrestohet një person
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:20 në rrugën “B”, në Prishtinë.

Tutje në raport, bëhet e ditur se viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK dhe rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/