Cristiano Ronaldo është rikthyer edhe një herë në tokën evropiane, ku është bashkuar me Portugalinë në moshën 37-vjeçare. Disa kishin menduar se ai mund të tërhiqej pas Kupës së Botës në Katar, por mesa duket ai ka ende dëshirën për të vazhduar të luajë për kombëtaren. Ai gjithashtu ka nivelin konkurrues.
Sulmuesi portugez ka pohuar se ai refuzoi ofertat evropiane për t’u bashkuar me Al Nassr në Arabinë Saudite, por nuk ka dyshim se shumë menduan se ishte një largim për Ronaldon nga Manchester United.
Megjithatë, superylli portugez i ka thënë shtypit portugez se niveli i futbollit në Arabinë Saudite është i lartë.
“Jam befasuar këndshëm. Lojtarët e huaj kanë cilësi të ndryshme. Pesë, gjashtë apo shtatë vjet nga tani do të jetë liga e katërt ose e pestë më konkurruese në botë nëse ata vazhdojnë me të njëjtin plan. Unë jam duke luajtur, kam minuta”, ka thënë fillimisht Ronaldo.
Ai pranoi se kishte qenë një fund i vështirë i vitit, pasi Portugalia u mposht nga Maroku në Kupën e Botës, ndërsa ai vetë u largua nga Unitedi.
“Ndihem shumë mirë. Kjo është shtëpia ime. Kemi pasur kohë të mendojmë. Kam kaluar vështirësi dhe nuk doja të hidhja poshtë. E pashë Cristianon në situata që nuk i kisha parë më parë”.
“Jam i lumtur sepse trajneri mbështetet tek unë. Ai pati një bisedë me të gjithë lojtarët dhe gjithashtu me mua. Unë kam ende dëshirën për ta çuar Portugalinë në krye. Sa herë që trajneri dëshiron të llogarisë tek unë, unë do të jem i disponueshëm”, përfundo sulmuesi.
Portugalia ka një trajner të ri në krye, Roberto Martinezin, për të cilin Ronaldo foli shumë mirë. Pyetja e madhe për spanjollin do të jetë nëse ai do të vazhdojë me Ronaldon në 11-shen e tij fillestare, apo do ta lërë atë në bankë në vend të Goncalo Ramos. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City