Leon Edwards ka sugjeruar se do t’i ofrojë Jorge Masvidalit një shans për titull në UFC – nëse rivali i tij i përgjërohet për këtë.
Ylli britanik u bë kampion vitin e kaluar pasi mposhti Kamaru Usman dhe ai ruajti titullin e tij në një revansh të menjëhershëm me nigerianin në UFC 286 në Londër fundjavën e kaluar. Edwards mposhti me lehtësi kundërshtarin në një fitore me pikë.
Tani, presidenti i UFC-së, Dana White është duke punuar në gjetjen e kundërshtarit të tij të radhës dhe kjo përfshinë edhe Colby Covington.
Megjithatë Edwards po synon një duel me fitusin e duelit mes Masvidal dhe Gilbert Burns që do të zhvillohet në UFC 287 më 9 prill.
Por, ai ka sugjeruar se do të donte një përballje me Masvidal, pasi sipas tij ai ka diçka për të treguar më shumë se të tjerët.
“Po, thjesht më pëlqen ai (Masvidal), kështu që ndihem sikur ai është që mund të tregojë më shumë. Ndjej se ka një histori atje, për të treguar”, ka deklaruar Leon.
“Pra, po, nëse ai e mbaron punën, do t’i hedh një sy, do ta shqyrtoj dhe duhet të më përgjërohet, atëherë mund ta lë të vijë këtu”.
“Unë mendoj se ka një histori për atë luftë, apo jo? E shikoj luftën e Colbyt, fjalë për fjalë nuk ka asnjë histori aty për t’u treguar. Ai qëndroi jashtë për një vit dhe më pas kishte shansin për titull, por dështoi”, ka vazhduar më tej Edwards. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCaktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'