LAJMI I FUNDIT:

Izraeli do të kufizojë qasjen në Al-Aksa gjatë Ramazanit, meshkujt palestinezë nga 12 deri në 55 vjeç janë ndaluar të hyjnë në xhami

Izraeli do të kufizojë qasjen në Al-Aksa gjatë Ramazanit, meshkujt palestinezë nga 12 deri në 55 vjeç janë ndaluar të hyjnë në xhami

Izraeli ka vendosur kufizime për burrat palestinezë nga Bregu Perëndimor që të hyjnë në xhaminë Al-Aksa për lutjet e së premtes gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, burrave palestinezë nga mosha 12 deri në 55 vjeç u është ndaluar hyrja në xhami.


Njësia e Koordinimit të Aktiviteteve Qeveritare në Territoret Palestineze (COGAT), e cila është e lidhur me ushtrinë izraelite, tha se ishin përcaktuar kushtet për lutjet e palestinezëve në xhaminë Al-Aksa gjatë Ramazanit.

Si rrjedhojë, gratë palestineze që jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar, fëmijët nën moshën 12 vjeç dhe burrat palestinezë mbi moshën 55 vjeç mund të shkojnë në Jerusalemin Lindor pa leje për t’u falur në xhaminë Al-Aksa të premtes.

Ndërsa burrat palestinezë ndërmjet moshës 45 dhe 55 vjeç kërkojnë leje të posaçme për të shkuar në xhami për t’u falur.

Ndërkohë, një numër i paspecifikuar i grave të moshës 50 vjeç e lart dhe i burrave mbi 55 vjeç që jetojnë në Rripin e Gazës do të lejohen të vizitojnë Jerusalemin midis të dielës dhe të enjtes.

Zyrtarët nga Izraeli dhe Palestina u takuan në Egjipt të dielën për bisedime që synojnë qetësimin e dhunës në rritje që ka ngjallur frikën e përshkallëzimit të mëtejshëm gjatë Ramazanit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori