LAJMI I FUNDIT:

Artan Thaçi: Ju falënderoj për përkrahjen në Big Brother VIP Kosova, jam munduar të tregoj vlerat më të mira që kemi si shoqëri

Artan Thaçi: Ju falënderoj për përkrahjen në Big Brother VIP Kosova, jam munduar të tregoj vlerat më të mira që kemi si shoqëri
Foto: Instagram

Artan Thaçi ishte njëri ndër pesë finalistët në Big Brother VIP Kosova.

Aktori i njohur qëndroi në shtëpinë më të famshme në Kosovë plot 103 ditë, gjersa është pëlqyer mjaft shumë nga publiku për karakterin e tij, sjelljen në raport me banorët e tjerë e po ashtu edhe për edukatën që ka treguar.


Kjo ka bërë që ai të qëndrojë deri në fund të spektaklit dhe të jetë ndër konkurrentët e preferuar.

Pas përfundimit të BBVK-së dhe daljes nga shtëpia, Artani ka bërë një postim në rrjete sociale duke falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur në rrugëtimin e tij.

Mbresa dhe Artan Thaçi largohen nga gara për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh
Lexo po ashtu Mbresa dhe Artan Thaçi largohen nga gara për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh

Postimi i plotë i Artanit (pa ndërhyrje):

“Çmimi i publikut

Të dashur dhe të respektuar popull i dashur shqipëtar.

Dua të ju falenderoj nga zemra për përkrahjen tuaj gjatë gjithë rrugëtimit tim në Big Brother VIP Kosova.

Qëndrimi brenda shtëpisë për 103 ditë, nuk ishte dhe aq i lehtë por me ndihmën e Zotit, familjarëve, shoqërise dhe juve publik i dashur e bënë qëndrimin tim brenda më të lehtë.

Jam munduar gjithmonë që të tregoj vlerat më të mira që kemi si shoqëri, energjinë e mirë për brenda, edukatën dhe sakrificën e prindërve tanë që janë munduar në kohërat më të vështira të punojnë me ne dhe duke u mundu që gjithmonë në çdo sfidë të dalim faqe bardhë.

Faleminderit popull i dashur shqipëtar për çdo koment, sms që keni dërgu në adresën time dhe sinqerisht e vlerësoj shumë.

Me respekt e shumë dashni i juaji

Artan Thaqi”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Magazina
Shikoni se si reperi amerikan Travis Scott hedh vallen - pamjet bëhen virale në internet

Shikoni se si reperi amerikan Travis Scott hedh vallen - pamjet bëhen virale në internet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Kalo në kategori